Home / Lajme / Maqedoni / LSDM nuk formon qeveri nën hije

LSDM nuk formon qeveri nën hije

21 gusht-Nga LSDM-ja thonë se nuk do të formojnë të ashtuquajturën qeveri nën hije. Sipas Zaevit, për formatin e tillë eksponohen individët, kurse objektivi i LSDM-së është që në mënyrë ekipore të krijojë institucione paralele shtetërore që do të qëndronin mbi të gjitha organet dhe forumet e qeverisë, përmes të ashtuquajturit sistem qendror të komisioneve.

“Punojmë së bashku”, “Ofertë e ndershme”, “LSDM e fuqishme” dhe “Partneritet për Maqedoni demokratike”. Këto janë 4 shtyllat ku mbështetet strategjia e re e veprimit të opozitës, e hartuar nga ekspertë, në bazë të analizave të hollësishme, jo vetëm për problemet objektive në shtet, por edhe për ato subjektive, për dobësitë brenda partiake. Nga LSDM-ja thonë se bëhet fjalë për një hap të madh reformimi në angazhimin e mëtejshëm, i cili ofron jo vetëm zgjidhjen e problemeve, por siguron edhe simpatinë e qytetarëve. Strategjia, në pamundësi që të shpaloset gjerësisht më media, tani është vendosur të prezantohet përmes kontakteve të drejtpërdrejta me qytetarët.

“Mbi 5000 ekipe do të jenë në kontakt me çdo familje në Maqedoni. Njerëzve do t’u ofrojmë mundësi që të thonë se çfarë mendojnë, në mënyrë që dhe ata të ndikojnë në atë që po i ndodhë Maqedonisë. Ne duhet të rikthejmë rregullin, dhe gjithçka varet nga qytetarët. Detyrë e politikanëve nuk është që të diktojnë, por të dëgjojnë dhe shërbejnë, t’i zgjidhin problemet e qytetarëve, dhe jo vetëm problemet e veta”, tha Zoran Zaev, Kryetari i LSDM-së.

Nga LSDM-ja thonë se nuk do të formojnë të ashtuquajturën qeveri nën hije. Sipas Zaevit, për formatin e tillë eksponohen individët, kurse objektivi i LSDM-së është që në mënyrë ekipore të krijojë institucione paralele shtetërore që do të qëndronin mbi të gjitha organet dhe forumet e qeverisë, përmes të ashtuquajturit sistem qendror të komisioneve.

“Nga ky moment, çdo ministri, organ, institucion i nivelit qendror dhe atij lokal do të ndiqet për marrjen e çdo vendimi që ka të bëjë me jetën e qytetarëve të Maqedonisë, kurse politikat e këqija dhe të dëmshme do të korrigjohen me kundërshtimin e një alternative serioze, cilësore, reale dhe të dukshme”, tha Zoran Zaev, Kryetari i LSDM-së.

Kryetari i LSDM-së, në takimin me gazetarët pas konferencës së shtypit, bëri të ditur se është i gatshëm që të vazhdojë dialogun politik me pushtetin. Ai thotë se duhet të ulen dhe të bisedojnë, e jo propozimet të refuzohen në bllok, pa u dëgjuar argumentet për to. Zaev konsideron se vetëm Qeveria teknike, diku 6 muaj para zgjedhjeve të reja, ku 4 ministritë kryesore (MPB-në, Drejtësinë, Financat dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale të ishin në duart e LSDM-së), mund të jetë garantuese për krijimin e kushteve për një garë demokratike të drejtë me VMRO-në. Alsat-M

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *