Home / Lajme / Maqedoni / LSDM nuk heq dorë nga bojkoti dhe qeveria teknike

LSDM nuk heq dorë nga bojkoti dhe qeveria teknike

21 gusht-LSDM gjithashtu mbrëmë largoi nga radhët e saj dy deputetet Solza Grceva dhe Lubica Buralieva, të cilat nuk dëgjuan vendimin partiak për heqje dorë nga mandati i deputetëve, por ato u rikthyen në Parlament.

Këshilli qendror i partisë më të madhe opozitare LSDM vendosi mbrëmë që të mos heqë dorë nga kërkesat e saj për formimin e një qeverie teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

LSDM gjithashtu mbrëmë largoi nga radhët e saj dy deputetet Solza Grceva dhe Lubica Buralieva, të cilat nuk dëgjuan vendimin partiak për heqje dorë nga mandati i deputetëve, por ato u rikthyen në Parlament.

“Ne nuk kthehemi në Parlament, derisa në tryezë me pushtetin nuk happen të gjitha pesë kërkesat tona, përfshirë edhe ate për qeveri teknike. Në këtë seancë janë përkrahur edhe veprimet e opozitës për një aktivitet dhe strategji dinamike”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Këto vendime partiake janë miratuar në kongresin e fundit partiak, ku Zaev mori besimin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *