Home / Lajme / Rajon / Luftoi për liri, tash vuan për kafshatën e gojës

Luftoi për liri, tash vuan për kafshatën e gojës

3 gusht-“Jemi tetë anëtarë të familjes dhe marrim vetëm 80 euro ndihmë sociale, nga të cilat për ilaçe për mua më nevojiten 60 euro në muaj”, thotë Lavdimi për gazetën “Kosova Sot”, i cili shprehet se kur erdhi të luftojë për vendin e tij, nuk e kishte imagjinuar se ditët e lirisë do të ishin kaq të rënda për të dhe familjen e tij.

E la Gjermaninë dhe erdhi t‘i dalë zot vendit. Ai u rreshtua në radhët e UÇK-së në bjeshkët e Rugovës në vitin 1998, kurse tani jeton në kushte të vështira.

Është ky Lavdim Muriqi, i cili detyrohet të presë në radhë kur shpërndahen ndihma nga Kryqi i Kuq dhe organizata të tjera humanitare në Pejë.

Muriqi mezi arrin të mbajë gjashtë fëmijët e tij, prej të cilëve më i madhi i ka 13 vjet.

“Jemi tetë anëtarë të familjes dhe marrim vetëm 80 euro ndihmë sociale, nga të cilat për ilaçe për mua më nevojiten 60 euro në muaj”, thotë Lavdimi për gazetën “Kosova Sot”, i cili shprehet se kur erdhi të luftojë për vendin e tij, nuk e kishte imagjinuar se ditët e lirisë do të ishin kaq të rënda për të dhe familjen e tij.

Familja e tij bën jetë të vështirë në një cep të lagjes “Xhemajl Kada” të qytetit të Pejës.

“Kushtet e rënda të jetës që nga fëmijëria, puna e rëndë që bëra që nga mosha më e re, ka bërë që ta dëmtojë shëndetin tim. Tani jam i sëmurë dhe nuk mund të punoj për të mbajtur familjen time 8-anëtarëshe, vetëm herë pas here riparoj ndonjë motosharrë dhe bëj ndonjë punë të lehtë”, thotë Lavdimi, i cili në vitin 1998 kishte dëgjuar zërin e kushtrimit për liri dhe kishte lënë Gjermaninë për t’u rreshtuar në radhët e UÇK-së në trojet e të parëve të tij në Rugovë.

Për më tepër, ai shprehet se ka mbetur pa e rregulluar statusin e luftëtarit të lirisë, por pret që tani Komisioni të shqyrtojë edhe kërkesën e

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *