Home / Sport / Man Utd e nis keq, humb nga Swansea

Man Utd e nis keq, humb nga Swansea

Louis van Gaal pësoi humbje në debutimin e tij në Premierligë. Manchester United u mposht në Old Trafford nga Swansea me rezultat 2:1.

Manchester United pësoi humbje të befasishme nga Swansea në kuadër të xhiros së parë në Premierligë. Louis van Gaal u mposht në debutimin e tij në elitën e fundit anglez pasi Swansea fitoi me rezultat 2:1 në Old Trafford.
Sung-Yueng Ki kaloi mysafirët në epërsi pas pak më pak se gjysmë ore lojë, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë. United barazoi shifrat pas intervalit me një gol të bukur nga Wayne Rooney në minutën e 53-të.
Por, kur vendasit tentuan të përmbysnin rezultatin, Swansea i ndëshkoi sërish. Gylfi Sugurdsson riktheu epërsinë e mysafirëve, e goli i tij doli të jetë edhe ai i rezultatit përfundimtar të ndeshjes.
Adnan Januzaj u inkuadrua në lojë në minutën e 24-të në vend të Jesse Lindgard të lënduar, por as paraqitja pozitive e tij nuk i ndihmoi ekipit që t’i shmanget disfatës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *