Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia përgatit reagim ndaj grekëve, shqiptarët heshtin

Maqedonia përgatit reagim ndaj grekëve, shqiptarët heshtin

08 gusht-“Qiproja është e Greqisë, por edhe Maqedonia! Qiproja është e Greqisë, por edhe Maqedonia. Vetëm gjak, vetëm gjak! Gjak turku, gjak turku, gjak Shkupi, gjak Shkupi, gjak shqiptari, gjak shqiptari. Çfarëdo që të jetë, vetëm gjak të jetë”.

Brohoritjet kundër shqiptarëve, Maqedonisë dhe turqve, kanë ngritur në këmbë ministrinë e Jashtme maqedonase. Ata presin që shumë shpejtë të dërgojnë një reagim ndaj Qipros dhe Athinës zyrtare.
Zyrtarë të kësaj ministrie, kanë thënë për Alsat-M se ndaj rastit do të ketë një reagim zyrtar, por ende nuk është vendosur forma dhe koha e dërgimit të reagimit.

Komenti i shkurtër i Ministrisë së Jashtme është se gjithë procesi do të përmbyllet, pasi të vërtetohen të dhënat e prezantuara në media, si dhe besueshmëria e videos. Të dhëna shtesë po kërkohen edhe nga ambasada në Athinë.

Në incizimin tregohet një njësit i ushtrisë qipriote i cili gjatë stërvitjes brohorit parulla kundër Turqisë, por edhe Maqedonisë dhe Shqipërisë. Motivi kryesor është gjaku.

“Qiproja është e Greqisë, por edhe Maqedonia! Qiproja është e Greqisë, por edhe Maqedonia. Vetëm gjak, vetëm gjak! Gjak turku, gjak turku, gjak Shkupi, gjak Shkupi, gjak shqiptari, gjak shqiptari. Çfarëdo që të jetë, vetëm gjak të jetë”.

Supozohet se videoja është incizuar muajin e kaluar dhe përmes blogut qipriot, është përhapur në rrjetet sociale. Kjo nuk është hera e parë që formacionet ushtarake nga rajoni të thërrasin për linçim të fqinjëve.

Para disa vitesh, njësiti grek i palombarëve në një paradë në Athinë brohoriste se do të bënte veshje nga “lëkura e shkupjanëve dhe shqiptarëve”. alsat

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *