Home / Lajme / Maqedoni / Mbledhje komemorative kushtuar profesorit Fejzullah Shabani (VIDEO)

Mbledhje komemorative kushtuar profesorit Fejzullah Shabani (VIDEO)

Tetovë, 25 gusht – Në Universitetin Shtetëror të Tetovës sot është mbajtur mbledhje komemorative kushtuar profesorit tashmë të ndjerë Fejzullah Shabani, njofton Televizioni Koha.

Me këtë rast para të pranishmëve ka folur dekani i fakultetit filozofik Fatbi Osmani. Ai ka folur për jetën dhe veprën e Shabanit i cili dha një kontribut në fushën e Historisë, transmeton Televizioni Koha.

“Në vitin akademik 1995-1996 u angazhua si pedagog në Universitetit Shtetëror të Tetovë, në Fakultetin Filozofik, dega e Historisë ku i ligjëroi lëndët: Histori e Bizantit, Shkencat Ndihmëse të Historisë, Historia e Popullit Shqiptarë III, Historia e Popujve të Ballkanit, ndërsa nga viti akademik 2006 e deri në ditët e fundit të jetës i ligjëroi lëndët: Historia e Ballkanit III, 1914-1941, Historia e Ballkanit III, 1941-1999, dhe Historia e Diplomacisë I dhe II. Po ashtu, nga vitit 2006-2009 edhe në Fakultetin Juridik të USHT-së e ligjëroi lëndën Historia e Shtetit dhe së Drejtës.Po ashtu, profesor Fejzulla Shabani ligjëroi edhe në universitete të tjera në vendin tonë dhe në Republikën e Kosovës, por vlen të theksohet se gjatë kësaj kohe realizoi edhe dhjetëra aktivitete shkencore dhe në këtë mënyrë shënoi rezultate të çmuara në fushën profesionale edhe në publikimin e punimeve të tij në revistat shkencore, si në vendin tonë dhe më gjerë në rajon. Në këto momente të vështira, për familjen dhe të afërmit, shokët dhe miqtë, e ndajmë dhimbjen tonë të thellë edhe ne kolegët e tij të punës, profesorët, studentët dhe gjithë të punësuarit në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Ndarja e papritur nga jeta e profesor Fejzullahut është vetëm një rast për t’i shprehur nderimin dhe mirënjohjen tonë për veprimtarinë e tij të palodhur dhe për rezultatet në jetën profesionale dhe intelektuale”, tha Osmani gjatë mbledhjes komemorative, transmeton Televizioni Koha.

Ndërsa fjalim mbjati edhe profesor Daut Bislimi nga instituti albanologjik i Prishtinës. Me këtë rast, shumë institucione kishin dërguar telegram ngushëllime familjes së profesorit të ndjerë.

Ndryshe Fejzullah Shabani, ndërroi jetë të premten në moshën 55 vjeçare. Shabani lindi në shtator të vitit 1959 në fshatin Reçan të Gostivarit. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Gostivar, ndërsa në viti 1979 vazhdoi studimet në Universitetin e Prishtinës, dega e historisë. Në vitin 1992 vazhdoi studimet pasuniversitare në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës. Pas një pune kërkimore e hulumtuese – shkencore, fitoi titullin doktor i shkencave të historisë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *