Home / Lajme / Maqedoni / Menduh Thaçi thotë se incidenti me BDI-në nuk është personal, por është politik

Menduh Thaçi thotë se incidenti me BDI-në nuk është personal, por është politik

30 gusht-“Problemi qëndron aty se dëshirojnë të interpretojnë se kemi problem personale, por ne kemi probleme politike. Ajo që kanë inicuar ka për qëllim që të përmirësojnë imazhin e tyre. Organizatorë kryesor i incidentit është BDI-ja dhe mendoj se shumë më seriozisht duhet ta kuptojnë këtë çështje”, deklaroi Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ofertën e BDI-së për pajtim e vlerëson si përpjekje për përmirësimin e imazhin të saj pas incidentit në Kuvend, për të cilin thotë se është i inskenuar nga nga BDI-ja. Në kuvendin zgjedhor të Rinisë Demokratike Shqiptare në Strugë, Thaçi tha se problemi mes partive shqiptare nuk është i natyrës personale, por politike.

“Problemi qëndron aty se dëshirojnë të interpretojnë se kemi problem personale, por ne kemi probleme politike. Ajo që kanë inicuar ka për qëllim që të përmirësojnë imazhin e tyre. Organizatorë kryesor i incidentit është BDI-ja dhe mendoj se shumë më seriozisht duhet ta kuptojnë këtë çështje”, deklaroi Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.

Kreu i PDSH-së, edhe njëherë doli në mbrojtje të deputetit Orhan Ibrahimi duke thënë se ai me veprimin e tij ka mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve.

“Miku jonë Orhan Ibrahimi është shumë i pjekur moralisht dhe politikisht dhe kombëtarisht dhe reagimi i tij i ashpër atë ditë ishte duke mbrojtur interes e shqiptarëve duke mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve dhe duke mbrojtur ardhmërinë e shqiptarëve sepse atë ditë bisedohej në parlament për masakrimin financiar që na e bëjnë maqedonasit neve sjellja e buxhetit, parat që i marrin prej xhepave tonë prej tatimeve i përdorin për të na luftuar neve. Karakteri jonë nuk i mban këto fyerje këto sharje dhe karakteri jonë nuk lejon që shërbëtorët e Maqedonasve të na tregojnë trimëri. Ç`është ky budallallëk, ç`është ky idiotizëm me i frikësuar deputetët e opozitës dhe me i sha? Haj ta banalizojmë ta bëjmë një ring dhe të dalim unë me Ali Ahmetin dhe zgjidhet problem për një minutë , por, nuk është kjo, ata duan që të banalizojnë betejën e Partisë Demokratike Shqiptare”, tha Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.

Ndryshe Bashkimi Demokratik për Integrim dje përmes deputetit Artan Grubi i ofroi PDSH-së pajtimin dhe zgjidhjen e problemeve përmes dialogut politik.

“Mendojnë se shqiptarët e dinë shumë mirë se kush e ka fajin dhe kush e nxiti incidentin dhe nuk ka nevojë që të komentoj më tepër për përpjekje të tilla të dështuara që të gënjehen qytetarët shqiptarë dhe tu tregohet diçka e kundërt nga ajo që e kanë parë vetë me sytë e tyre”, u shpreh ditë më parë Artan Grubi, deputet i BDI-së.
Nga BDI-ja thanë se deklarata e Thaçit në mbrojtje të deputetit Ibrahimi është përpjekje për t’ia hedhur fajin të tjerëve për incidentin në Kuvend. PDSH-ja nga ana tjetër thotë se është shumë pranë sjelljes së vendimit për bojkotin e plotë të punimeve të Kuvendit të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *