Home / Lajme / Maqedoni / Mërgimtarët e kthyer paguajnë më pak për sigurim shëndetësor

Mërgimtarët e kthyer paguajnë më pak për sigurim shëndetësor

8 gusht- “Ne të gjithë e dimë se numri i qytetarëve të Maqedonisë të cilët kthehen pasi marrin të drejtën për pension në këto shtete të huaja, është shumë i lartë dhe kjo shifër është diku 10 000 persona. Kjo do të thotë se në periudhën e ardhshme nga 1 tetori kur edhe ligji do të hyjë në fuqi, presim që këta 10 000 persona të përfshihen në sigurimin shëndetësor”, tha Branko Axhigogov, FSSHM.

Mërgimtarët që kanë të drejtë pensioni në shtetin tjetër, por që jetojnë në Maqedoni, do mund të paguajnë sigurim shëndetësor sikur të siguruarit e tjerë në vend. Deri tani, ata duhej të paguanin 13% nga pensioni i tyre në vendet prej nga marrin pensionin, pra më së shumti 13 560 denarë që të siguroheshin në Fondin për Sigurim Shëndetësor në Maqedoni. Por, nga tetori ata do të paguajnë sigurim, sa për rrogën bazë mesatare në Maqedoni, 2256 denarë. Kjo është rreth 11 mijë denarë më pak se sa kanë paguar deri tani.

“Ne të gjithë e dimë se numri i qytetarëve të Maqedonisë të cilët kthehen pasi marrin të drejtën për pension në këto shtete të huaja, është shumë i lartë dhe kjo shifër është diku 10 000 persona. Kjo do të thotë se në periudhën e ardhshme nga 1 tetori kur edhe ligji do të hyjë në fuqi, presim që këta 10 000 persona të përfshihen në sigurimin shëndetësor”, tha Branko Axhigogov, FSSHM.

Potencialisht, bëhet fjalë për rreth 370 mijë euro të cilat do të hynin çdo muaj në arkën e Fondit. Në nivel vjetor, kjo shifër do të ishte rreth 4.5 milion euro. Për shkak të pensioneve të larta jashtë vendit, në përgjithësi Australi, Zelandë të Re, Amerikë dhe Kanada, mërgimtarët nuk kanë dashur të përfshihen në sigurimin shëndetësor në vend sepse kjo do t’i kushtonte shumë. Për shkak të kësaj, ata i paguajnë privatisht shërbimet shëndetësore. Nga Fondi, sot informuan edhe risi të tjera, mbi procedurën e fertilizimit in-vitro. Gratë do të kenë të drejtë fertilizimi të tillë, me vezoret e tyre, dhe me fonde nga shteti. Deri tani, çiftet kishin të drejtë për in-vitro vetëm me material të dhuruar. Procedura për aplikim mbetet e njëjtë. Të siguruarat do të kenë të drejtë për in-vitro me vezoren e tyre, nëse institucioni i cili kryen procedurën mund të nxjerrë material riprodhues nga ajo.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *