Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Ademi viziton shkollën e rikonstruuar “Luigj Gurakuqi” të Zhelinës

Ministri Ademi viziton shkollën e rikonstruuar “Luigj Gurakuqi” të Zhelinës

31 gusht-Atë e ka shoqëruar shefi i kabinetit të tij Safet Neziri dhe autoritetet e shkollës së kësaj komune. Me këtë rast, ministri Ademi nga afër ka parë punimet në këtë shkollë, ku nxënësit që nesër nisin mësimet në vitin e ri shkollor.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi ka vizituar sot shkollën fillore të rikonstruuar “Luigj Gurakuqi” në Zhelinë të Tetovës. Atë e ka shoqëruar shefi i kabinetit të tij Safet Neziri dhe autoritetet e shkollës së kësaj komune. Me këtë rast, ministri Ademi nga afër ka parë punimet në këtë shkollë, ku nxënësit që nesër nisin mësimet në vitin e ri shkollor, raporton Tv Koha.
“Sot jemi këtu në Komunën e Zhelinës për të parë investimet që janë bërë me ndihmën e prindërve dhe afaristëve që për mua flet shumë, sepse ndihmohet për të ndërtuar kushte më të mira për nxënësit në këtë shkollë. Përgëzoj të gjithë ata që kanë dhënë kontribut dhe shpresoj që ky të jetë shembull i mirë. Ne si ministri dhe qeveri jemi të përkushtuar në vazhdimin e investimeve tona për të përmirësuar kushtet për nxënësit dhe mësimdhënësit me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsim”, ka thënë ministri Ademi, njofton Tv Koha.
“Nesër fillon viti shkollor dhe sipas informacioneve që kemi janë marrë gjitha masat që viti i ri shkollor të fillojë mbarë. Ka rekomandim nga Komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë që ora e parë t’i kushtohet higjienës. Me këtë rast gjithë nxënësve u uroj sukses dhe vit të mbarë”, ka deklaruar ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *