Home / Lajme / Maqedoni / Monstra:Protestat zëvendësohen me peticion

Monstra:Protestat zëvendësohen me peticion

28 gusht-Konform strategjisë së miratuar nga ana e Këshillit , për një afat të pacaktuar , protestat do t’i zëvendësojmë me organizimin e Peticionit Mbarëkombëtar kundër proceseve të montuara politike.
Ky Peticion do të realizohet nëpërmjet hapjes së punkteve të ndryshme në të gjitha qytetet e Maqedonisë, në të cilat qytetarët duke e nënshkruar këtë peticion , do të mund të japin kontributin e tyre kombëtar dhe njerëzor, njofton Tv Koha.

Këshilli Organizativ dhe Koordinues për rastin e montuar politik “Monstra”, vazhdon me ngritjen e zërit qytetar dhe kombëtar kundër rasteve të montuara politke, dhunës shtetërore si dhe kundër ngulfatjes së lirisë së protestës dhe diskriminimit kombëtar dhe fetar.

“Familjarët tanë po vuajnë dënim të përjetshëm për vepra që ata janë plotësisht të pafajshëm. Edhe 6 qytetarë shqiptarë padrejtësisht po vuajnë dënime nga 3 vite burg për pjesmarrje në protesta. Të gjithë këta edhe më tutje kanë nevojë për përkrahjen tonë pamvarësisht formës dhe mënyrës së përkrahjes.

Prandaj, konform strategjisë së miratuar nga ana e Këshillit , për një afat të pacaktuar , protestat do t’i zëvendësojmë me organizimin e Peticionit Mbarëkombëtar kundër proceseve të montuara politike.
Ky Peticion do të realizohet nëpërmjet hapjes së punkteve të ndryshme në të gjitha qytetet e Maqedonisë, në të cilat qytetarët duke e nënshkruar këtë peticion , do të mund të japin kontributin e tyre kombëtar dhe njerëzor, njofton Tv Koha

Me këtë Peticion si formë e solidarizimit kombëtar, punkte të ngjajshme do të hapen edhe jasht Maqedonisë me çka bashkëkombësit tanë anembanë botës do të mund të japin përkrahjen e tyre kundër shkeljes së të drejtave elementare kombëtare.

Nga pamundësia e prezencës sonë në të gjitha punktet jasht Shkupit si dhe në Diasporë, Peticioni atje do të realizohet nga qytetarë apo shoqata të autorizuara nga ana e Këshillit, njofton Tv Koha

I ftojmë qytetarët shqiptar si dhe OJQ-të që të përkrahin këtë Peticion që nga organizimi deri te nënshkrimi formal i tijdhe sëbashku të dëshmojmë se jemi kundër proceseve të montuara politike dhe kundër dhunës shtetërore që e ushtron qeveria maqedonase ndaj popullit shqiptar në Maqedoni”, thuhet ne kumtesen e Këshilliy Organizativ dhe Koordinues për rastin e montuar politik “Monstra”.
TV KOHA.

Gjithashtu lexo

U vendos numri që partitë do të kenë në fletvotime

Komisioni Shtetëror për Zgjedhjet ka caktuar numrat rendor me të cilat partitë politike do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *