Home / Sport / Mourinho i pavendosur mes Cech e Curtois

Mourinho i pavendosur mes Cech e Curtois

Parashikimet e japin Chelsea-in si favoritin e madh për të fituar titullin e Premier League këtë sezon, por pavarësisht kësaj trajneri i bluve të Londrës Joze Mourinho nuk kërkon të zhbalancohet kur flet për objektivat që ka skuadra në sezonin e ri.

Special One përjashtoi mundësinë e afrimit në skuadër të Sami Khediras apo Mehdi Benatias.

Parashikimet e japin Chelsea-in si favoritin e madh për të fituar titullin e Premier League këtë sezon, por pavarësisht kësaj trajneri i bluve të Londrës Joze Mourinho nuk kërkon të zhbalancohet kur flet për objektivat që ka skuadra në sezonin e ri.

“ Vimë pas një sezoni pozitiv, ku mbërritëm deri në gjysmëfinalet e Champions League ndërkohë që luftuam për titullin kampion në Premier League deri në fund të kampionatit. Me prurjet e reja që kanë ardhur në skuadër jemi përforcuar edhe më shumë. I sigurt është fakti se do të luftojmë edhe këtë vit për titullin kampion, por më garë për ta bërë dicka të tillë nuk është vetëm Chelsea. Për fitimin e kampionatit janë garë edhe 4 apo 5 skuadra të tjera”.

Por edhe pse Chelsea është forcuar shumë në këtë merkato vere,problemet për Mourinhon nuk mungojnë pasi trajnerit portugez i duhet të vendosë se cili do të jetë portieri titullar i Chelsea-it në sezonin e ardhshëm, belgu Thibaut Courtois i rikthyer në bazë pas huazimit disa vjecar te Aletico Madrid apo Peter Cech që mbron portën e bluve që prej vitit 2004.

“ Nuk e di se cili prej të dyve do të jetë portieri titullar dhe këtë gjë nuk e di as skuadra. E vetjma gjë që mund tju them është se portierët tanë janë më të mirët në botë. Për mua të zgjedh se cili prej tyre do të jetë titullar është një problem më vete. Është shumë e vështirë të dërgosh në pankinë këdo prej tyre. Gjithsesi dua tju bëj të ditur se përjashtoj kategorikisht mundësinë se njëri mund të luaj në kampionat dhe tjetri në Kupat e Anglisë dhe Champions League. Numri 1 do të jetë numri 1 edhe pse normalisht nuk do të luajë në të gjitha ndeshjet”.

Në fund të konferecës për shtyp Special One përjashtoi mundësinë e afrimit në skuadër të Sami Khediras apo Mehdi Benatias, duke thënë se ai i ka tashmë në ekip futbollistët që dëshironte.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *