Home / Lajme / Maqedoni / MPB refuzon ndërhyrjen në dy xhamitë e përfolura në Shkup (VIDEO)

MPB refuzon ndërhyrjen në dy xhamitë e përfolura në Shkup (VIDEO)

22 gusht-Ministrja e MPB-së, Gordana Jankulovska deklaroi se deklaratat dhe apelet e kreut të BFIM-së, Sulejman Rexhepi janë sensacionale dhe për shkak të ambicieve të tij.

Ministria e Punëve të Brendshme ka refuzuar thirrjen e kreut të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni për të kontrolluar dy xhamitë e shumpërfolura në Shkup, pasi që ato nuk janë nën kontrollin e këtij institucioni.

Ministrja e MPB-së, Gordana Jankulovska deklaroi se deklaratat dhe apelet e kreut të BFIM-së, Sulejman Rexhepi janë sensacionale dhe për shkak të ambicieve të tij.

Kryetari i BFIM-së kishte kërkuar që të ndërhyhet në xhamitë “Jahja Pasha” dhe “Tutunsëz” që kontrollohen nga individë që nuk janë pjesë e institucionit fetar.

“Në këto dy xhami, edhe pse punëtorët, imamët dhe ndihmësit e tyre janë njerëz tanë, nuk e kemi njeriun e parë të quajtur murterverli, nuk është i yni por është i imponuar. Ne megjithatë jemi të lirë dhe nuk mund të na e ndalojnë hyrjen, por nuk kemi kontroll të plotë të këtyre dy xhamive. Ne kemi kërkuar nga organet kompetente qeveritare që të na ndihmojnë duke respektuar ligjin, por ato nuk e kanë bërë punën e vetë, prandaj nëse diçka ndodh në Jahja Pashë ose Tutunsëz – për ne do të ketë ndodhur në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe jo në objektet tona”, theksoi kryetari i BFI, Sulejman Rexhepi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *