Home / Lajme / Rajon / Mustafa: Nuk lëshojmë pe – shumica jemi ne

Mustafa: Nuk lëshojmë pe – shumica jemi ne

Mustafa ka thënë se PDK-ja do ta propozojë e para kandidatin për kryeparlamentar, por nëse nuk arrin ta marrë shumicën, sipas tij, do të gjenden hapësira kushtetuese që blloku që ka shumicën ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se ngërçi politik i krijuar duhet të zgjidhet në Kuvend, me votë të deputetëve.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Mustafa ka vlerësuar se Qeveria gjithëpërfshirëse nuk e ka asnjë kuptim, as demokratik, as racional.

Ai ka thënë se koalicioni LDK-AAK-Nisma është i vendosur për ta çuar projektin deri në fund, duke përjashtuar çdo mundësi të një koalicioni me PDK-në.

“Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje të reja, por nuk jemi të gatshëm të lëshojmë pe nga projekti ynë”, është shprehur Mustafa, duke shtuar se vullneti i popullit nuk mund të përkufizohet me 30% të votave, por me shumicën.

Ai ka bërë me dije se e kanë përkrahjen e pakicave dhe presin prapë votat e tyre në Kuvend dhe për Qeverinë.

Mustafa ka thënë se PDK-ja do ta propozojë e para kandidatin për kryeparlamentar, por nëse nuk arrin ta marrë shumicën, sipas tij, do të gjenden hapësira kushtetuese që blloku që ka shumicën ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit.

Në këtë intervistë Mustafa ka folur edhe për zgjedhjet në LDK, për të cilat ka thënë se do të mbahen këtë vjeshtë.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë prapë kandidat për kryetar të partisë.

Mustafa ka thënë se dëshiron që të ketë sa më shumë kandidatë në garën për postin e kryetarit të LDK-së. /Epoka e re/

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *