Home / Sport / Mustafi, kontratë 5-vjeçare me Valencian

Mustafi, kontratë 5-vjeçare me Valencian

Mustafi, i cili luajti në Kampionatin Botëror me Kampionët e Botës, përfundoi vizitat mjekësore të enjten në mëngjes dhe në orën 10:00 doli para mediave me fanellën e re.

Shkodran Mustafi është zyrtarisht lojtar i ekipit të Valencias. Ai ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me spanjollët, të cilët e blen kartonin e tij për tetë milionë euro.

Në deklaratën e publikuar në faqen e klubit të Valencias në internet shkruhej se “lojtari ka nënshkruar një kontratë, e cila do ta mbajë të lidhur me Valencian deri në 30 qershor 2019”.

Mustafi, i cili luajti në Kampionatin Botëror me Kampionët e Botës, përfundoi vizitat mjekësore të enjten në mëngjes dhe në orën 10:00 doli para mediave.

22-vjeçari nga Gostivari bëri një paraqitje të mirë gjatë sezonit të fundit me italianët e Sampdorias, duke rënë në sy edhe te trajneri i Gjermanisë, i cili e grumbulloi në “Brazil2014”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *