Home / Lajme / Maqedoni / Ndahet nga jeta Arian Nevzati, i burgosuri në rastin e Brodecit

Ndahet nga jeta Arian Nevzati, i burgosuri në rastin e Brodecit

Shkup, 27 Gusht – Ndahet nga jeta Arian Nevzati pas një sëmundje të rëndë i cili ishte i burgosur pas aksionit policor në fshatin Brodec në vitin 2007.

Pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta Arian Nevzati I lindur në vitin 1953 i cili ishte i burgosur pas aksionit policor në fshatin Brodec në vitin 2007.Gjendja shëndetësore e Arianit ishte e rënduar që në ditët e para të burgosjes dhe Këshilli i emergjencës i fshatit Brodec në nëntor të vitit 2007 kërkoi lirimin e tij. Arian Nevzati ishte edhe pjestarë i UÇK-së në konfliktin e vitit 2001. Më 7 nëntor të 2007 në aksionin policor “Stuhia malore” mbetën të vrarë 6 persona. 13 persona të tjerë u arrestuan dhe gjykuan.

Njëri prej tyre, Hanif Dervishi ndërroi jetë në burg, ndërsa 12 të tjerë vazhduan dënimin me gjithsej 109 vjet burg edhe atë në burgjet e Maqedonisë të dënuar me nga 10 vjet burg nga fshati Brodec mbahen, Nadi Dauti, Tafil Dauti, Rametulla Dauti, Shkëndim Dauti, Baftjar Beqiri , Izmit Ahmeti , Hebib Ahmeti , Florim Ahmeti , Nevzat Zyberi , Shehir Zyberi si dhe Memet Islami nga Tetova.

Ndryshe Komiteti i Helsinkit në një raport të publikuar pas aksionit të vitit 2007 në fshatin Brodec I bërë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) që të bëjë hetime të mirëfillta për mënyrën se si kanë qenë trajtuar personat e arrestuar gjatë aksionit policor në Brodec

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *