Home / Lajme / Maqedoni / Ndërroi jetë profesori Fejzulla Shabani

Ndërroi jetë profesori Fejzulla Shabani

21 gusht-Në vitin 2008 deri në vitin 2009, ka qenë prorektor në USHT, përgjegjës i studimeve të magjistraturës. Ka pasur edhe dhjetëra tituj dhe artikuj të botuara, ndër to edhe punimin mbi organizimin, veprimtarinë dhe formimi i Balli Kombëtarë në Maqedoni, refleksioni i Lidhjes së Dytë të Prizrenit në Maqedoni, Rezistenca e Shqiptarëve të Shkupit ndaj Pushtimit Bullgar në vitet 1941- 1944, e tjerë.

Pas një sëmundje të rëndë kardiovaskulare, në moshën 55 vjeçare ka ndërruar jetë profesori universitar Fejzulla Shabani. Frymën e fundit, Shabani e dha në shtetit për të cilin shkroi edhe një pjesë të historisë, në Shqipëri, ku kishte udhëtuar për të kaluar pushimet verore me familjen e tij. Shabani lindi në shtator të vitit 1959 në fshatin Reçan të Gostivarit. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Gostivar, ndërsa në viti 1979 vazhdoi studimet në Universitetin e Prishtinës, dega e historisë. Në vitin 1992 vazhdoi studimet pasuniversitare në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës. Pas një pune kërkimore e hulumtuese – shkencore, fitoi titullin doktor i shkencave të historisë. Në vitin 1983 nisi punën në shkollën fillore të fshatit Vërtok, pastaj në vitin 1986 punoi në Shkollën fillore “Goce Dellçev” të qytetit. Nga viti 1994 punoi në shkollën fillore “Ismail Qemali”, ndërsa në vitet 1998-1999 u angazhua si profesor në Shkollën e Mesme “Zllate Mallkovski” në Gostivar. Në vitin akademik 1995-1996 u angazhua si pedagog në Universitetit Shtetëror të Tetovë, në Fakultetin Filozofik, dega e Historisë, ndërsa nga vitit 2006 ka ligjëruar edhe në Fakultetin Juridik. Nga viti 2003 e deri në momentet e ndarjes nga jeta, punoi si ligjërues edhe në UEJL, në Fakultetin e Administrimit Publik dhe Shkencave Politike. Në vitin akademik 2010-2011 është angazhuar si ligjërues në Kolegjin e Biznesit në Prishtinë. Është një nga themeluesit e Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni në vitin 1991. Nga viti 1991 ka organizuar një numër të madh të simpoziumeve, konferencave shkencore tribuna në shumë qytete si në Gostivar, Shkup, Tetovë, Dibër, dhe Prishtinë, ku kanë marrë pjesë shkencëtarë nga të gjitha trevat shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Shabani ka qenë pjesëmarrës i më shumë konferencave shkencore si ato kombëtare, por edhe ndërkombëtare. Në vitet 1998-2001 ka qenë zëvendësministër i Arsimit në Maqedoni. Në vitet 2001-2002 Sekretarë shtetëror në Ministrinë për Punë dhe Politik Sociale, ndërsa nga viti 1998 deri në vitin 2002 ka qenë anëtar i Komitetit për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Strazburg. Nga viti 1996 deri vitin 1998 ka qenë anëtarë i Senatit të Universiteti të Tetovës. Nga viti 2006 deri vitin 2009 ka qenë i angazhuar në hartimin e Programeve studimore në USHT, si dhe anëtar në shumë komisione në përpilimin e Programeve Studimore. Në vitin 2008 deri në vitin 2009, ka qenë prorektor në USHT, përgjegjës i studimeve të magjistraturës. Ka pasur edhe dhjetëra tituj dhe artikuj të botuara, ndër to edhe punimin mbi organizimin, veprimtarinë dhe formimi i Balli Kombëtarë në Maqedoni, refleksioni i Lidhjes së Dytë të Prizrenit në Maqedoni, Rezistenca e Shqiptarëve të Shkupit ndaj Pushtimit Bullgar në vitet 1941- 1944, e tjerë. /Koha/

Telegram ngushëllimi nga rektori i USHT-s

Me hidhërim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit Fejzulla Shabani. Në këto çaste të rënda për familjen, të afërmit, miqtë, shokët dhe për gjithë popullin shqiptar, na lejoni ta ndajmë dhimbjen tonë të thellë me Ju, ne stafi drejtues, mësimdhënësit, studentët dhe gjithë të punësuarit e Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Profesori Fejzulla Shabani, ishte mësimdhënës i rregullt në Programin studimor të historisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit tonë, punonjës shkencor i dalluar, udhëheqës shembullor në detyrat që iu besuan dhe pedagog shumë i çmuar mes kolegëve dhe studentëve të shumë gjeneratave të Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Profesori Fejzulla Shabani le të prehet i qetë në botën e amshuar dhe Zoti e shpërbleftë me gjithë të mirat e asaj bote.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për profesorin dhe kolegun tonë Fejzulla Shabani!

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *