Home / Lajme / Rajon / Ndërron jetë akademiku Shaban Demiraj

Ndërron jetë akademiku Shaban Demiraj

31 gusht-Në vlerësim të veprës dhe figurës së profesorit nesër do të zhvillohen homazhe në Akademinë e Shkencave.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për humbjen e shkencëtarit të historisë së shqipes.

Akademiku dhe gjuhëtari, profesor doktor, Shaban Demiraj, ka ndërruar jetë sot në moshën 94-vjeçare duke lënë pas një vepër të jashtëzakonshme në fushën e albanologjisë.

Në vlerësim të veprës dhe figurës së profesorit nesër do të zhvillohen homazhe në Akademinë e Shkencave.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për humbjen e shkencëtarit të historisë së shqipes.

Albanologu i shquar, profesor doktor Shaban Demiraj, lindi në Vlorë, por për shumë vite jetoi dhe punoi në Tiranë.

Ai ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave në vitet 1993-1997, ndërsa për 27 vjet (1962-1989) drejtoi katedrën e gjuhës shqipe.

Profesor doktor Shaban Demiraj ka shkruar mjaft vepra për gjuhën shqipe, ndër të cilat edhe 8 monografi, studime për fonetikën, morfologjinë dhe sintaksën historike të gjuhës shqipe.

Ai është figurë e njohur për shkencën gjuhësore në Ballkan e Evropë dhe për kontributin e shquar, ka mbajtur titujt “mësues i popullit dhe mjeshtër i madh i punës”

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *