Home / Lajme / Maqedoni / Ndryshimet Kushtetutës dhe ribalanci i Buxhetit para komisioneve kuvendore

Ndryshimet Kushtetutës dhe ribalanci i Buxhetit para komisioneve kuvendore

25 gusht-Projekt – amendamentet që do të pranohen nga deputetët, më pas do të shkojnë për diskutim tridhjetëditësh, pas çka Qeveria sërish duhet t’i dorëzojë Kuvendit propozim-amendamentet në të cilat do të futeshin vërejtjet nga diskutimi.

Shtatë projekt-amendamente të Kushtetutës dhe ribalanci i Buxhetit sot janë në rend dite të komisioneve amë të Kuvendit.
Teksti i Projektit të amendamenteve të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë që Qeveria para pushimeve ia dorëzoi Kuvendit, sot do të shqyrtohet nga Komisioni kuvendor për çështje kushtetuese me të cilën sipas funksionit kryeson kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski.
Teksti përmban shtatë projekt – amendamente për të cilat, nëse pranohen, Kuvendi duhet të deklarohet në mbledhjen e caktuar për të mërkurën, më 27 gusht. Projekt – amendamentet që do të pranohen nga deputetët, më pas do të shkojnë për diskutim tridhjetëditësh, pas çka Qeveria sërish duhet t’i dorëzojë Kuvendit propozim-amendamentet në të cilat do të futeshin vërejtjet nga diskutimi. Pritet që e tërë procedura për miratimin e amendamenteve kushtetuese të përfundojë deri në fund të tetorit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *