Home / Lajme / Maqedoni / Në afatin e dytë të regjistrimit në shkollat e mesme publike ka 20 089 vende të lira

Në afatin e dytë të regjistrimit në shkollat e mesme publike ka 20 089 vende të lira

11 gusht– Do të doja të apelojë deri te të gjithë filloristët të zgjedhin ndonjërën prej profileve të shkollave të mesme profesionale, për arsye se numri më i madh i kompanive kërkojnë kuadër teknikisht të edukuar dhe të përgaditur mirë, i cili mund të ballafaqohet me sfidat e zhvillimit të shpejtë teknologjik, potencoi ministri Ademi.

Nxënësit e shkollave fillore të cilët nuk arritën të regjistrohen në dy paraqitjet në afatin e parë në shkollat e mesme publike të Republikës së Maqedonisë, mund ta bëjnë më 21 gusht, respektivisht në afatin e dytë të regjistrimit, theksoi ministri i arsimit dhe shkencës Abdilaqim Ademi në konferencën e sotme për gazetarë.
– Vende të lira në afatin e dytë ka gjithsejt për 20 089 nxënës prej të cilëve, 13 347 vende të lira me mësim në gjuhën maqedonase, 5 969 vende të lira me mësim në gjuhën shqipe, 739 vende të lira me mësim në gjuhën turke, 34 vende të lira në gjuhën serbe, deklaroi Ademi.
Sipas profileve, në gjimnaze ka 5 127 vende të lira, ndërsa në drejtimet profesionale ka 14 818 vende të lira. Në shkollat e artit ka 107 vende të lira prej të cilëve 69 për nxënës me mësim në gjuhën maqedonase dhe 38 për nxënës me mësim në gjuhën shqipe. Në gjimnazin e sportit ka 37 vende të lira për nxënës me mësim në gjuhën maqedonase.
– Do të doja të apelojë deri te të gjithë filloristët të zgjedhin ndonjërën prej profileve të shkollave të mesme profesionale, për arsye se numri më i madh i kompanive kërkojnë kuadër teknikisht të edukuar dhe të përgaditur mirë, i cili mund të ballafaqohet me sfidat e zhvillimit të shpejtë teknologjik, potencoi ministri Ademi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *