Home / Lajme / Maqedoni / Në Berlin mbahet samiti i vendeve të Ballkanit

Në Berlin mbahet samiti i vendeve të Ballkanit

28 gusht- Pritet që të jetë kryeministri Edi Rama ai që do mbajë fjalimin mbyllës, drejtuar homologëve të tij, kryeministrave të tjerë, ministrave të Punëve të Jashtme dhe Ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Sot pritet të mbahet Samiti i Berlinit apo ndryshe Konferenca për Ballkanin Perëndimor. Ideatorja e kësaj konference është kancelaria gjermane Angela Merkel e cila ka shprehur edhe motivet e inicimit të një ngjarje të tillë.

Në konferencën e Berlinit do të jenë të pranishme vendet ballkanike me një paketë propozimesh për realizimin e projekteve të zhvillimit në fusha të ndryshme. Kjo konferencë do të mbahet 136 vjet pas Kongresit të Berlinit ku u përcaktua harta e re ballkanike. Në dallim nga ai kongres, në këtë konferencë do të jenë të pranishëm edhe dy kryeministra shqiptarë, ai i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi.
Pritet që të jetë kryeministri Edi Rama ai që do mbajë fjalimin mbyllës, drejtuar homologëve të tij, kryeministrave të tjerë, ministrave të Punëve të Jashtme dhe Ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Lidhur me këtë konferencë, Rama tha se konferenca në fjalë do jetë kontributi kryesor i një kapitulli të ri mes Ballkanit dhe BE-së, një kapitull i ri në marrëdhëniet mes tyre në funksion të rritjes së financimeve për rajonin.
Ndërsa për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, qeveria e Kosovës në këtë konferencë do ketë si qëllim investimet gjermane dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Ndërsa iniciatorja e kësaj konference, Angela Merkel, është shprehur se në 100 vjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore është koha që të kapërcehen kujtimet e hidhura të shkaktuara nga konfliktet dhe t’i jepet formë së ardhmes.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *