Home / Lajme / Maqedoni / Në ditën ndërkombëtare të rinisë Tetova në gjum!

Në ditën ndërkombëtare të rinisë Tetova në gjum!

Profesori universitarë Qani Nesimi thotë se hapja e vendeve të reja të punës dhe institucioneve të mirëfillta për edukim dhe relaksim do të ishte mundësia më e mirë që të rinjët të largohen nga stresi i përditshëm kurse hapja e vendeve të punës për ata do të ishte mundësia më e mirë që rinia edhe të punojë, edhe të ketë të mira materiale dhe të largohen nga dukuritë devijuese

Asnjë aktivitet, asnjë organizim, asnjë manifestim në ditën ndërkombëtare të rinisë në Tetovë. Ky qytet me dy universitete dhe me gjashtë shkolla të mesme dhe me një numër të madh të shoqatave joqeveritare rinore në këtë ditë ngjasonte me ditët e tjera. Edhe pse gjatë vitit në Tetovë ka shumë shoqata të cilët organizojnë tribuna dhe përfitojnë projekte të shumta nga fondet e huaja megjithatë në ditën e rinisë ata preferuan që të vijojnë pushimet verore se sa tu kushtojnë rinisë ndonjë manifestim apo event kulturor. Madje as institucionet lokale dhe ato qendrore që veprojnë në Tetovë nuk organizuan asgjë. Një ditë e zakonshme si të tjerat ishte edhe dita e djeshme, e cila kaloi pa asnjë organizim rinor.Udhëheqësi i Sektorit për veprimtari komunale në komunën e Tetovës Ahmed Qazimi tha se komuna e Tetovës ka një plan statgjik për të rinjët në Tetovë.Ai thotë se komuna e Tetovës është duke bërë aktivitete të shumta edhe atë brenda një viti ka bërë 84 aktivitete ku janë përfshirë mbi 3 mijë të rinj. “Komuna e Tetovës gjithnjë organizon aktivitete gjithpërfshirëse duke mos anashkaluar as rininë. Brenda një viti janë organizuar 84 aktivitete nga sfera të ndryshme ku janë përfshirë mbi 3 mijë të rinj tetovarë. Në bazë të kësaj mund të konstatojmë se brenda një jave ne si komunë organizojmë nga 3 evenimente që kanë të bëjnë me rininë” tha Qazimi. Bujar Luma nga Qendra për Bashkëpuinim Ballkanik “Loja” në Tetovë thekson se institucionet në Tetovë aspak nuk kanë programe lidhur me rininë. “ Problem është se as institucionet qendrore e as ato lokale nuk e kanë në agjendë rininë.rinia në Tetovë është lënë në mëshirë të saj. Nuk ka punësime edhe ato pak punësime që bëhen janë në lidhje parktiake kurse pjesa tjetër ngelet rrugëve dhe fatkeqësisht ata marirn shpesh herë rrugë devijuese. Brenda 365 ditëve nuk bëhet asgjë për rininë, siç janë punësimi, mobiliteti, përfshirja e tyre në agjenda kulturore e kështu me radhë”, tha Bujar Luma. Ndryshe mosaktivizimi i rinisë dhe mungesa e përkushtimit institucional ndaj tyre ka bërë që pjesa më e madhe e rinisë të mos shohin perspektivë në këtë vend duke menduar largimin në ndonjë vend evropian për jetë më të mirë. Kurse pjesa tjetër e rinisë që ngel rrugëve shpesh herë është e përfshirë edhe në raste të pahijshme. Profesori universitarë Qani Nesimi thotë se hapja e vendeve të reja të punës dhe institucioneve të mirëfillta për edukim dhe relaksim do të ishte mundësia më e mirë që të rinjët të largohen nga stresi i përditshëm kurse hapja e vendeve të punës për ata do të ishte mundësia më e mirë që rinia edhe të punojë, edhe të ketë të mira materiale dhe të largohen nga dukuritë devijuese.Përderisa në Tetovë veprojnë shumë shoqata rinore megjithatë ata pikërisht në ditën ndërkombëtare të rinisë nuk e panë të udhës që të mbajnë ndonjë tribunë për të shënuar madje edhe simbolikisht këtë ditë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *