Home / Lajme / Maqedoni / Në Janar hiqet Roamingu

Në Janar hiqet Roamingu

21 gusht-Siç deklaroi sot drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike Robert Ordanovski para takimit me kolegët e tij, mundësi ligjore për realizim të iniciativës ekziston, vetëm duhet të gjinden zgjidhjet adekuate juridike.

Të hiqen çmimet roaming midis shteteve ballkanike, dakordojnë rregullatorët nga Maqedonia, Shqipëria, Turqia, Bullgaria dhe Serbia. Iniciativa e dorëzuar para një muaji, pritet të shndërrohet në vendim dhe të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2015. Në të janë përfshirë edhe Kosova dhe BeH-ja.
Siç deklaroi sot drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike Robert Ordanovski para takimit me kolegët e tij, mundësi ligjore për realizim të iniciativës ekziston, vetëm duhet të gjinden zgjidhjet adekuate juridike.
“Derisa presim para Komisionit Evropian për përshtatje të çmimeve tona roaming ndaj atyre evropiane të cilat katër deri pesë herë më të larta, ne rregullatorët ballkanik, vendosëm të dakordohemi, në mënyrë bilaterale dhe multilaterale, që roamingun për shfrytëzuesit e tanë të hiqet”, tha theksoi Ordanovski.
Heqja e roamingut do t’u dedikohet të gjithë shërbimeve të operatorëve mobilë, të folurit, sms, internet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *