Home / Lajme / Maqedoni / Në Shkup sot vazhdon protesta kundër të dënuarve në rastin “Monstra”

Në Shkup sot vazhdon protesta kundër të dënuarve në rastin “Monstra”

22 gusht-Protestat do të vijojnë sipas itinerarit të ngjajshëm dhe se këshilli organizativ ka paralajmëruar se marshi protestues do të vazhdojë deri tek Qeveria. Mirëpo, nuk dihet akoma se cili do të jetë veprimi i policisë, që vazhdimisht ka bllokuar protestuesit tek udhëkryqi pranë qendrës tregtare “Mavrovasja” dhe Gjykatat.

Në Shkup sot vazhdojnë protestat kundër rastit “Monstra” dhe kundër drejtësisë selektive ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

Protestat do të vijojnë sipas itinerarit të ngjajshëm dhe se këshilli organizativ ka paralajmëruar se marshi protestues do të vazhdojë deri tek Qeveria. Mirëpo, nuk dihet akoma se cili do të jetë veprimi i policisë, që vazhdimisht ka bllokuar protestuesit tek udhëkryqi pranë qendrës tregtare “Mavrovasja” dhe Gjykatat.

Sipas Këshillit Organizativ të protestave, ky shtet ushtron dhunë mbi pjesën dërmuese të popullatës së saj, nuk respekton të drejtën ligjore të pjesës dërmuese të qytetarëve të saj, kështu që koncepti i demokracisë mbetet vetëm në letër.

Protestat dhe kërkesat e KOK do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të parashtruara nga po ky këshill. Kërkesat e Këshillit:

1. Kërkojmë shpalljen e bijve tanë të pafajshëm, lirimin e menjëhershëm dhe dëmshpërblimin e tyre;

2. Kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të prokurores dhe gjykatësit të rastit dhe ndjekjen penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare;

3. Kërkojmë dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duke shpall gjykimin e tyre qysh gjatë arrestimit të tyre ;

4. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të 6 shqiptarëve të pafajshëm, të dënuar me nga 3 vite burg, ku gjykata edhe në këtë rast dëshmoi se është antishqiptare e korruptuar dhe e politizuar skajshmërisht;

5. Kërkojmë që në situate të këtilla ku një popull i tërë ngritët në këmbë duke dëshmuar se në Maqedoni nuk funksionin ligji dhe drejtësia, shteti doemos të lejoj dhe mundësoj mbikëqyrje permanente edhe nga përfaqësues ndërkombëtar mbi sistemin juridik në Maqedoni, si dhe të merr në mbrojtje të burgosurit dhe familjarët e tyre.

6. Poashtu, nga ministri i drejtësisë, resor I BDI-së, kërkojmë prononcim publik, se si ai i vlerëson dënimet e 6 shqiptarëve me burgim të përjetshëm si dhe ndaj 6 protestuesve shqiptarë që u dënuan me nga 3 vite burg.

Këshilli Organizativ Koordinues nuk do të heqë dorë prej protestave deri në përmbushjen e kërkesave të parashtruara. Javën e kaluar nuk u zhvillua protesta, për shkak se familjarët kishin vizituar të afërmit e tyre në burgun e Prilepit. Rasti “Monstra” ka të bëjë me dënimin e 6 shqiptarëve nga Shkupi dhe rrethina me burgim të përjetshëm, të cilët u akuzuan nga prokuroria se kanë kryer vrasjen e pesë maqedonasve më 12 prill të 2012 në afërsi të liqenit Smilkovc në periferi të Shkupit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *