Home / Lajme / Maqedoni / Në Tetovë asnjë i sëmurë nga Verdhëza (VIDEO)

Në Tetovë asnjë i sëmurë nga Verdhëza (VIDEO)

Tetovë, 26 Gusht – Qytetarët e Tetovës konsumojnë uj të pijshëm të cilësisë së mirë, prandaj edhe në këtë qytet nuk raportohet për ndonjë të infektuar me sëmundjen e Verdhëzës, njofton Televizioni Koha.

Epidemia e Verdhëzës apo ndryshe si Hepatit A nuk ka prekur anjë banorë të Tetovës dhe më gjërë. Deri më tash edhe pse raportohet për disa persona të prekur me këtë sëmundje në Tetovë dhe rrethinë akoma asnjë person nuk ka kërkuar ndihmë me simptoma të kësaj sëmundje.

Nga Spitali Klinik i Tetovës gjegjësisht nga Reparti i Sëmundjeve Infektive theksojnë se ndihmë deri më tash nuk ka kërkuar asnjë person ndërsa nuk pritet që në të ardhmen të ketë raste të këtilla. Sipas mjekëve të këtij reparti shkaktarë kryesor i kësaj sëmundje është papastërtia në sistemin e ujësjellësit, që do të thotë se në Tetovë ky sistem mirëmbahet.

“Në Repartin tonë deri më tash nuk kemi të rregjistruar pacient me Hepatit A, që do të thotë se relativisht ka sistem të mirë të ujësjellësit dhe kjo epidemi është reflektim i kushteve të jetesës pra në ato vende ku ka standard të ulët të jetës kjo sëmundje përhapet më shpejtë”, thotë Borçe Zafirovski, infektolog në repartin e sëmundjeve infektive në Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Virusi i Hepatitit A apo Verdhëza është një sëmundje e cila bartet nga rrugët orale dhe zakonisht përhapet në vende me standard të ulët jetësor, ku nuk është i rregulluar sistemi i ujësjellësit dhe më pas kalon edhe në epidemi.

“ Simptomet e kësaj sëmundje janë rritja e temperaturës, plogështi , humbje e oreksit, vjellje, ndonjëherë edhe zverdhje e lëkurës dhe probleme me barkun por mund të them se në Tetovë dhe në vendbanimet tjera nuk regjistruar asnjë rast me Hepatit A”, bën të ditur Borçe Zafirovski infektolog pranë Repartit të Sëmundjeve Infektive në Spitalin Klinik të Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Kjo sëmundje sipas Zafirovskit vjen si pasojë e papastërtisë së ujit, ushqimit të kontaminuar, ndërsa mund të parandalohet duke u kujdesur për pastërtinë duke larë duart, ushqimin para konsumimi dhe sendet tjera që përdoren më shpesh që mos të vijë deri të përhapja e kësaj sëmundje, njofton Televizioni Koha.

Sipas informacioneve nga ky repart në Tetovë një kohë të gjatë nuk ka të sëmurë me Hepatit A prej nga theksojnë se nuk ka vend për panikë. Për mbrojtje nga sëmundja, epidemiologët apelojnë që vëmendje e veçantë t’i kushtohet mbajtjes së higjienës personale, ushqimit dhe ujit të sigurt.

Nga komuna e Tetovës gjegjësisht nga sektori për arsim, kulturë dhe sport kanë theksuar se gjatë verës është punuar në të gjitha shkollat me qëllim që të krijimit të kushteve më të mira të higjienës për nxënësit.

“Poashtu edhe me paraqitjen e sëmundjes së verdhëzës ne si sector I kemi marrë të gjitha masat e nevojshme duke bërë dezinfektimin e hapësirave ku mësojnë nxënësit, higjienës i është kushtuar rëndësi dhe viti shkollor mund të fillojë pa asnjë problem në shkollat e Tetovës në datën e caktuar”, tha Ahmed Qazimi, udhëheqës i Sektorit për Arsim, Kulturë dhe Sport në komunën e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Poashtu kontrolle dhe masa janë marrë edhe nëpër çerdhet e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *