Home / Sport / Në Tetovë Renova – Rabotnicki 2-1

Në Tetovë Renova – Rabotnicki 2-1

10 gusht-Pas ndeshjes trajneri vendas Qatip Osmani deklaroi: “Në bazë të lojës së treguar e merrituam fitoren . Për këtë uroj futbollistë më nagazhimin dhe lojën e mirë. Tani e kemi më lehtë vazhdojmë në sfidat tjera “

Në ndeshjen e parë të javës së dytë në ligën e parë republikane të futbollit që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Tetovë skuadra e Renovës ka shënuar fitore të merituar kundër kampionit aktual Rabotniçkit. Fitoren për vendasit e siguroi Bujcevski me golin që e shënoi në minutën e 90 të lojës , kur Fisnik Nuhi dërgon një bombë të vërtet drejtë portës së Shishkovskit topi godet shtyllën e majtë dhe kthehet deri të Bujcevski i cili në mënyrë rutinore shënon për 2-1 dhe fitore të ekipit vendas.
Në pjesën e parë dy ekipet pothujase ishin të barabartë në teren të gjelbërt mirëpo vendasit krijuan disa raste të volisshme ndërsa mudn të vecohen ajo e Izair Eminit në minutën e 11-të të lojës. Në minutën e e 32 mysafirët patën rast identik me anë të Petroviq por kësaj radhe portieri Mustafi ishte në krye të detyrës.

Rastin e fundit në pjesën e parë e pati Gafuri I cili nga 25 metra dërgon një bombë të vërtetë drejtë portës , por Shishkovski mbron.

Në pjesën e dytë Renova si duket më tepër e donte fitoren dhe filloi me sulme të njëpasnjëshme. Në minutën e 56 pas një depërtimi të Bujcevskit , në zonën e ndaluar Bojku në mënyrë të palejueshme ndal futbollistin vendas dhe për gjyqtarin Markovski nuk kishte dilemë.
Kjo ishte penallti e pastër të cilën e realizoi Izair Emini për 1-0. Por vetëm pas tre minutave Markovski pësëri tregon në pikën e bardhë por kësaj radhe në favor të mysafirëve, pasi sipas tij Siljanovski në mënyrë të palejueshme ndalet në 16-shin e ekipit vendas. Goditjen nga 11 metërishi e realizoi me sukses Petkovski për 1-1 në minutën e 59. Dy ekipet në pjesën e dytë patën raste që nuk u realizuan.

Referi Markovski në këtë ndeshje ndëshkoi 9 futbollist me kartonë të verdhë dhe atë 7 nga ekip vendas dhe 2 nga ai mysfirë.

Pas ndeshjes trajneri vendas Qatip Osmani deklaroi: “Në bazë të lojës së treguar e merituam fitoren. Për këtë uroj futbollistë më nagazhimin dhe lojën e mirë. Tani e kemi më lehtë vazhdojmë në sfidat tjera “ tha Osmani.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *