Home / Lajme / Maqedoni / Nesër zyrtarisht fillon faza e dytë e ujësjellësit të Tetovës (VIDEO)

Nesër zyrtarisht fillon faza e dytë e ujësjellësit të Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 03 Gusht – Fillmi i ngjarjes është caktuar në orën 12.00 në vendin Studena Rekë, mbi fshatin Lisec, Tetovë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga dy kabinetet. Ministri i Ambientit Jetësor Nurhan Izairi i të enjten paralajmëroi nisjen e fazës së dytë të punimeve për ujësjellësin problematik të Tetovës, i cili nuk gjente zgjidhje prej afro 15 vjetësh

Nesër shënohet zyrtarisht fillimi i punëve për ujësjellësin e Tetovës. Në këtë aktivitete do të marrin pjesë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi. Në njoftimin e lëshuar nga ministria e Ekologjsië dhe komuna e Tetovës qëndron se Izairi dhe Arifi do të shënojnë fillimin e aktiviteteve ndërtimore për fazën e dytë të ndërtimit të sisitemit të ri të furnizimit me ujë në Tetovë.“Bëhet fjalë për tubacionin prej tetë kilometrash e gjysmë nga rezervuari grumbullues-“Leshnica” deri tek rezervuari grumbullues – “Studena Reka”. Fillmi i ngjarjes është caktuar në orën 12.00 në vendin Studena Rekë, mbi fshatin Lisec, Tetovë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga dy kabinetet.

Ministri i Ambientit Jetësor Nurhan Izairi i të enjten paralajmëroi nisjen e fazës së dytë të punimeve për ujësjellësin problematik të Tetovës, i cili nuk gjente zgjidhje prej afro 15 vjetësh. Izairi tha se faza e parë ka përfunduar tashmë kurse faza e dytë do të finalizohet gjatë muajit nëntor të vitit të ardhshëm. Të enjten u firmos marrëveshja me kompaninë që ka marrë përsipër punimet.

“ Në pajtim me këtë marrëveshje, punët ndërtimore duhet të realizohen në afat prej 16 muajsh, ndërsa vlera e përgjithshme e marrëveshjes është 114.999.913 denarë dhe e njëjta ka të bëjë me ndërtimin ë tubacionit të ujit nga rezervuari grumbullues “Leshnica” deri tek rezervuari grumbullues “Lumi i ftohtë” me gjatësi prej 8.5 kilometrash, me çka do të sigurohen 200 litra ujë shtesë në sekondë.Me këtë fazë do të rrumbullakohet projekti i tërësishëm dhe qyteti i Tetovës përfundimisht do të këtë ujë për pijë. Thamë se edhe në sezonin e verës do të ketë ujë normal dhe me shtypje normale në çdo shtëpi në qytetin e Tetovës”, deklaroi kohë më parë Nurhan Izairi, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Faza e dytë e ndërtimit të ujësjellësit do të kushtojë rreth 1.9 milion euro, para të siguruara nga buxheti i qeverisë për vitin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *