Home / Lajme / Maqedoni / Njoftohet për progresin e digjitalizimit të planeve të kadastrës

Njoftohet për progresin e digjitalizimit të planeve të kadastrës

14 gusht-Në dhjetor të vitit 2012 edhe në komunën e fundit në RM kishte përfunduar procesi i regjistrimit të patundshmërive. Me digjitalizimin e planeve të kadastrës krahas asaj që do të digjitalizohen planet, të cilat deri më tani ishin vetëm në formë të shkruar, por duhet të mundësohet shqyrtimi i të gjitha të dhënave nga periudha që kur ekziston kadastra për rajonet e caktuara.

Agjencia për Kadastër të Patundshmërive sot duhet të njoftojë për progresin që është bërë në procesin e digjitalizimit të planeve të kadastrës, që është faza e fundit e regjistrimit të patundshmërive që kadastra e bën bashkë me Bankën Botërore, e cila e financon projektin.
Procesi filloi me skanimin e origjinaleve nga arkivat e planeve të kadastrës nga ana e zbatuesve të jashtëm, skanimin e origjinaleve të punës, të cilat janë planet e kadastrës për të cilat punohet çdo ditë dhe prandaj janë të dëmtuara. Më pas është paraparë instalimi-digjitalizimi i origjinaleve të arkivave nga planet e kadastrës deri në gjendjet e sotme.
Në dhjetor të vitit 2012 edhe në komunën e fundit në RM kishte përfunduar procesi i regjistrimit të patundshmërive. Me digjitalizimin e planeve të kadastrës krahas asaj që do të digjitalizohen planet, të cilat deri më tani ishin vetëm në formë të shkruar, por duhet të mundësohet shqyrtimi i të gjitha të dhënave nga periudha që kur ekziston kadastra për rajonet e caktuara.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *