Home / Lajme / Maqedoni / Nuk ka zvogëlim të numrit të paraleleve në Tetovë

Nuk ka zvogëlim të numrit të paraleleve në Tetovë

14 gusht-Ahmed Qazimi nga sektori për Veprimtari Komunale në Tetovë thotë se përkushtimi i autoriteteve të komunës është që të mos ketë zvogëlim të numrit të paraleleve në komunën e Tetovës. Problemi i uljes së numrit të nxënësve nga viti në vit në klasë të parë megjithatë nuk do të sjellë mbyllje të paraleleve, thotë Qazimi.

Më një shtator duhet të fillojë viti i ri shkollor 2014/15. Edhe në gjashtë shkollat e mesme, dhe dymbëdhjetë shkollat fillore në Tetovë viti i ri mësimor do të fillojë në kohë dhe pa ndonjë problem. Sipas informacioneve nga departamenti i Arsimit në komunën e Tetovës, rreth 1400 filloristë pritet që të ulen në bankat shkollore në 12 shkollat fillore në territorin e komunës.

Ahmed Qazimi nga sektori për Veprimtari Komunale në Tetovë thotë se përkushtimi i autoriteteve të komunës është që të mos ketë zvogëlim të numrit të paraleleve në komunën e Tetovës. Problemi i uljes së numrit të nxënësve nga viti në vit në klasë të parë megjithatë nuk do të sjellë mbyllje të paraleleve, thotë Qazimi.

“Përkushtimi ynë është që të mos mbyllen paralele. Gjatë vitit të kaluar kishim 57 paralele në klasën e parë, po aq kemi planifikuar edhe për këtë vit. Edhe nëse do të ketë zvogëlim të numrit të nxënësve, ne do të parashtrojmë kërkesë në ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që të na jap leje që të mund të formojnë paralele me më pak nxënës, pra me qëllim që të mos ketë largime të arsimtarëve nga puna për shkak të uljes së numrit të nxënësve”, thotë Qazimi.

Nga ky sektor thonë se po ashtu nuk do të ketë edhe largime nga puna të arsimtarëve në shkollat fillore nëse eventualisht do të ketë ulje drastike të numrit të nxënësve.

“Tash për momentin nuk kemi situatë të atillë ku do të rrezikoheshin vendet e punës të arsimtarëve për shkak të numrit të vogël të nxënësve. Nuk ka ulje drastike të numrit të nxënësve në rajonin e Tetovës. Ndërrimi i adresave të banimit të disa familjeve shpesh herë ka bërë që të ketë probleme gjatë regjistrimit të nxënësve në shkollat fillore. Por, edhe këta probleme tejkalohen pasi prindërit sjellin dokumentet nga institucionet përkatëse për ndërrimin e vendbanimit”, nënvizon Qazimi.

Deri më tash, në shkollat fillore në Tetovë gjithsej janë regjistruar mbi 900 nxënës. Megjithatë, nga ky sektori pohojnë se një pasqyrë më reale do të ketë kur do të fillojë viti i ri shkollor se a do të ketë mbyllja të paraleleve.

Nga Komuna e Tetovës thonë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor. Sipas përgjegjësve për arsim në komunën e Tetovës, janë vizituar të gjitha shkollat fillore në territorin e komunës së Tetovës dhe në disa prej tyre është intervenuar dhe është konstatuar se më 1 shtator këta shkolla duke përfshirë edhe ata në rajonin e Malësisë do të jenë të gatshme që të presin nxënësit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *