Home / Lajme / Maqedoni / Nusja vdes ditën e dasmës (VIDEO)

Nusja vdes ditën e dasmës (VIDEO)

Tetovë, 03 Gusht – Arjeta Aliti nga Tetova pritej që të vishte fustanin e nusërisë, por ajo ka veshur në të zi tërë familjen e saj pasi ka ndëruar jetë pikërisht në momentet kur bëhej gati të shkonte nuse në fshatin Dobrosht.

Tragjeditë nuk kanë të ndalur në Tetovë. Tragjedia e radhës ka ndodhur të dielën në Tetovë përderisa Arjeta Aliti pritej që të vishte fustanin e nusërisë ajo ka veshur në të zi tërë familjen e saj pasi ka ndëruar jetë pikërisht në momentet kur bëhej gati të shkonte nuse në fshatin Dobrosht.

Familja Haliti nga Tetova asnjëherë nuk kishte menduar se vajza e tyre 23 vjeçare do ta përcjellin për në varr, përderisa i kishte bërë gati gjithçka për ta përcjellur nuse për në fshatin Dobrosht të komunës së Tearcës.

Informacionet e para janë se Arjeta Haliti ka ndëruar jetë në orët e hershme si pasojë e ndonjë infarkti në zemër ose tru. E gjithë ceremonia ishte bërë gati, dhëndri nga fshati Dobrosht i Tetovës ishte përgaditur që të marrë Arjetën nuse por vdekja e saj ka tronditur jo vetëm familjarët e tyre por mbarë Tetovën. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *