Home / Lajme / Maqedoni / Oer: Nuk bisedohet për identitetin dhe gjuhën

Oer: Nuk bisedohet për identitetin dhe gjuhën

17 gusht- Duhet të bëhet dallimi midis asaj se çka është politikë e brendshme dhe asaj që mund të diskutohet në korniza të tjera, e që është me interes më të madh për shtetin’ ka thënë ambasadorja Oer.

Ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorens Oer ka thënë se duhet të shënohet përparim lidhur me kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit. Në një intervistë për portalin ‘Faktor’ Oer ka thënë gjithashtu se pos çështjes së emrit nuk do të ketë bisedime tjera për çështje identiteti apo historie: ‘Sikurse përsëriti gjatë vizitës së tij këtu Nimic se nuk do të hapen bisedime për çështjen e identitetit, gjuhës ose të historisë, por bëhet fjalë për përpjekjen që të gjendet një kompromis në kuadrin e përcaktuar mirë. Vetëm po përmendi se ne me dekada zhvilluam bisedime të komplikuara për kornizën e bashkëpunimit francezo-gjerman. Në vitin 2002, u përpilua teksti përbashkët shkollor për historinë francezo-gjermane, pas negociatave dhjetëvjeçare në kuadër të komisioneve të përbërë nga historianë. Duhet të bëhet dallimi midis asaj se çka është politikë e brendshme dhe asaj që mund të diskutohet në korniza të tjera, e që është me interes më të madh për shtetin’ ka thënë ambasadorja Oer.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *