Home / Lajme / Maqedoni / Opozita nuk kthehet në kuvend

Opozita nuk kthehet në kuvend

20 gusht-Nuk zbulohen detaje lidhur me formën dhe përmbajtjen e strategjisë, por nga LSDM-ja thonë se strategjia aktualisht është në fazën e një dokumenti pune, deri në miratimin nga organi më i lartë i partisë

LSDM nuk e ndryshon qëndrim. Do vazhdojë të mbetet jashtë Kuvendit. Siç edhe ishte paralajmëruar, Këshillit Qendror pritet të miratojë strategjinë se si LSDM-ja do të veprojë si opozitë jashtë-parlamentare. Me këtë përgënjeshtrohen të gjitha spekulimet se partia do të institucionalizojë betejën me pushtetin. Nuk zbulohen detaje lidhur me formën dhe përmbajtjen e strategjisë, por nga LSDM-ja thonë se strategjia aktualisht është në fazën e një dokumenti pune, deri në miratimin nga organi më i lartë i partisë.
Ndërkaq, sot LSDM-ja, përpos strategjisë për veprim jashtë parlamentar, pritet që të marrë vendim për përjashtimin nga partia të Lubica Buralievës dhe të Solza Grçevës. Në kundërshtim me qëndrimin partiak dhe deklaratat që patën firmosur personalisht tek noteri, ato vendosën që të uleshin në bankat e deputetëve. Në deklaratat për mediat, Buralieva tha se nuk është në dijeni të një propozimi të tillë, por vlerëson se nëse ajo ka qenë pengesë për suksesin e LSDM-së, atëherë me vetëdije të plotë do ta respektoj vendimin e partisë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *