Home / Lajme / Rajon / Opsionet e PDK-së për zgjidhjen e ngërçit politik

Opsionet e PDK-së për zgjidhjen e ngërçit politik

24 gusht-Kriza kishte nisur kur blloku opozitar LDK-AAK-Nisma nënshkruar një marrëveshje për krijimin e qeverisë së opozitës, duke u betuar që në asnjë rrethanë të mos lejojnë krijimin e qeverisë “Thaçi 3”.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e njeh Partinë Demokratike të Kosovës si grupin më të madh parlamentar, duke i dhënë edhe të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit, ka shtyrë drejtuesit e kësaj partie që t’i ndezë motorët. Partia e Hashim Thaçit është duke i menduar tri opsione për dalje nga ngërçi politik në të cilin është futur vendi, vetëm një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.

Kriza kishte nisur kur blloku opozitar LDK-AAK-Nisma nënshkruar një marrëveshje për krijimin e qeverisë së opozitës, duke u betuar që në asnjë rrethanë të mos lejojnë krijimin e qeverisë “Thaçi 3”.

Burime të gazetës Tribuna brenda PDK-së, bëjnë të ditur se krerët e kësaj partie janë duke e shqyrtuar seriozisht situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim i cili i jep të drejtën kësaj partie për ta propozuar emrin e kryeparlementarit. Sipas këtij burimi, PDK është duke i menduar tri opsione për zgjidhjen e ngërçit politik. (INA)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *