Home / Lajme / Maqedoni / Paraburgim për udhëheqësin e Shvercerav

Paraburgim për udhëheqësin e Shvercerav

7 gusht-“Më 4 gusht, rreth orës 24:00, në Çarshinë e Vjetër u raportua se disa persona të panjohur ishin futur në lokalin “New Orleans”. Njëri prej tyre ishte afruar tek banaku, ka sulmuar personin që lëshonte muzikë duke i thyer laptopin, me arsyetimin përse ka lëshuar muzikë në gjuhën maqedonase. Personat e njëjtë kanë thyer dritare dhe inventarin brenda dhe në tarracë, sulmuan fizikisht personelin, përfshirë punonjësin që u përpoq telefononte policinë”, tha Ivo Kotevski, Zëdhënës i MPB-së.

Prokuroria ka paracaktuar masën e paraburgimit prej 8 ditësh, për të arrestuarin Omer Bunjaku, udhëheqës i grupit të tifozëve Shvercerat. I arrestuari tjetër ishte Burhan Ibrahimi, i cili më pas është lënë në liri me kusht. Omer Bunjaku dhe Burhan Ibrahimi ishin arrestuar si pjesëmarrës në dëmtimin e lokalit “New Orleans” në Çarshinë e Vjetër.

“Më 4 gusht, rreth orës 24:00, në Çarshinë e Vjetër u raportua se disa persona të panjohur ishin futur në lokalin “New Orleans”. Njëri prej tyre ishte afruar tek banaku, ka sulmuar personin që lëshonte muzikë duke i thyer laptopin, me arsyetimin përse ka lëshuar muzikë në gjuhën maqedonase. Personat e njëjtë kanë thyer dritare dhe inventarin brenda dhe në tarracë, sulmuan fizikisht personelin, përfshirë punonjësin që u përpoq telefononte policinë”, tha Ivo Kotevski, Zëdhënës i MPB-së.

Ndërkaq, avokati mbrojtës i dy të arrestuarve hedh poshtë dyshimet e ngritura, duke mos u pajtuar edhe me masën e arrestit.

“Sipas mbrojtjes, nuk ekzistojnë dëshmi penale relevante në bazë të të cilave gjykata do mund të vlerësonte se a ka bazë për dyshime se këta janë autorët e veprës. Gjyqtari duhet të merret më seriozisht me këtë çështje dhe me çështjen e përcaktimit të masës së paraburgimit….Si mbrojtës i dy të dyshuarve mendoj se në këtë rast nuk ka asnjë bazë për paracaktimin e kësaj mase të rreptë”, u shpreh Avokati mbrojtës.

Policia vazhdon të punojë rreth zbardhjes së rastit dhe identifikimin e personave të tjerë pjesëmarrës. Kotevski theksoi se disa persona janë marrë në pyetje. Pas identifikimit, ndaj tyre do të ngritët padi penale.Alsat

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *