Home / Lajme / Maqedoni / PDSH dhe BDI përplasen për Rebalansin e buxhetit (VIDEO)

PDSH dhe BDI përplasen për Rebalansin e buxhetit (VIDEO)

Shkup, 25 Gusht – Rebalansi i buxhetit poashtu sot ka përplasur partitë politike shqiptare. Gazmend Aliu, deputet i PDSH-së ka thënë se Qendrës klinike i merën 10 milion denarë.

Grupi Parlamentare i PDSH-se sipas tij, ka hartuar gjithsejtë 236 amendamente me anë të të cilave do të kërkohen mjete financiare për projekte në vendbanimet shqiptare që kanë të bëjnë me kërkesa elementare si ujësjellës, rruge, kanalizime, shkolla, ambulantë dhe projekte tjera infrastrukturore.

Deputeti Rexhail Ismaili replikoi duke thënë se do të ndërtohet biblioteka dhe teatri në Tetovë, pastaj se do të ketë fonde edhe për teatrin shqiptar në Shkup si dhe përfundimin e sheshit “Skënderbeu”.

Sipas Ministrit të Financave Zoran Stavrevski, rishikimi i buxhetit parashikon reduktimin e shpenzimeve për gjithsej 2%. Do të ndahen 1 miliard denarë shtesë për rindërtimin e korridorit 10, përkatësisht autostradën Demir Kapi-Smokvic në drejtim të Greqisë. Sipas Stavrevskit do të ketë fonde të mjaftueshme për pensionet, pagat, subvencionet dhe për rastet sociale. Me rishikimin e buxhetit është parashikuar që deficiti të arrijë në 3,9% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *