Home / Lajme / Maqedoni / PDSH-ja braktis parlamentin-BDI kërkon ngritjen e komisionit hetimorë

PDSH-ja braktis parlamentin-BDI kërkon ngritjen e komisionit hetimorë

Shkup, 26 gusht – Deputeti i PDSH Imer Aliu kumtoi se PDSH-ja tërhiqet nga Parlamenti deri sa organet kompetente nuk ndërmarrin masa kundër, siç tha ai, dhunuesve deputetët e BDI-së Talat Xhaferi, Artan Grubi, Musa Ibrahimi, Mervan Xhemaili dhe Rexhail Ismaili.

Në një paraqitje para gazetarëve pas rrahjes mes deputetëve të PDSH dhe BDI që ndodhi sot në Parlamentin e Maqedonisë, deputeti i PDSH Imer Aliu kumtoi se PDSH-ja tërhiqet nga Parlamenti deri sa organet kompetente nuk ndërmarrin masa kundër, siç tha ai, dhunuesve deputetët e BDI-së Talat Xhaferi, Artan Grubi, Musa Ibrahimi, Mervan Xhemaili dhe Rexhail Ismaili.”Rasti i sotshëm është krim i organizuar dhe orkestruar nga Ali Ahmeti për të dhunuar opozitën shqiptare. Vrasjet dhe dhunimi i shqiptareve këto 13 vitet e fundit tashmë bartet edhe në kuvend me tendencë për eliminimin e opozitës shqiptare. Ali Ahmeti dhe njerëzit e tij, këta dhunues të shqiptarëve janë shndërruar në jeniçer të politikës antishqiptare siç janë rastet e fundit me ndryshimet kushtetuese dhe buxhetin antishqiptarë.Kërkojmë urgjentisht të fillojë procedura për ndjekje penale të këtyre dhunuesve dhe krimineleve Talat Xhaferi, Rexhail Ismaili, Mervan Xhemaili, Musa Ibraimi, Artan Grubi dhe të tjerët. Në ndërkohë ne do të marrim masa adekuate për tu mbrojtur nga këta dhunues dhe kriminel. Duke i pasur parasysh këto rrethana ne nuk do të marrim pjesë në punën e mëtutjeshme të Parlamentit.Gjithashtu informojmë se edhe për kundër dhunës dhe terrorit që ushtrohet, ne do të vazhdojmë me këmbëngulje ti mbrojmë interesat e shqiptarëve”, deklaroi Aliu, transmeton Tv Koha.

Grubi:BDI kërkon ngritjen e komisionit hetimorë

Ndërkaq, deputeti i BDI-së Artan Grubi kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për zbardhjen e incidentit. Grubi thekson se PDSH-ja në mungesë të argumenteve dhe ofertave konkurruese për qytetarët shqiptarë, arsyetohet me grushte.

“E dënojmë ashpër incidentin, siç thash edhe më herët incident i turpshëm që nuk i ka hije as deputetëve shqiptarë, por edhe asnjë deputeti në Kuvendin e Maqedonisë. Kjo nuk duhet të përsëritet. Ky është pikërisht qëllimi i PDSH-së, e cila në mungesë të ofertës konkurruese, e cila në mungesë të rezultateve zgjedhore, nxit nga ai frustracion incidente të tilla. BDI nuk do të jetë pjesë e kësaj, por edhe nuk do të rrijë duarkryq kur sulmohet nga deputetët e PDSH-së”, deklaroi Artan Grubi, Deputet i BDI-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *