Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Për ta mbuluar krimin, Zijadin Sela aktivizon bandat!

PDSH: Për ta mbuluar krimin, Zijadin Sela aktivizon bandat!

1 gusht-Sipas tij, Zijadin Selën e ka kapluar tmerri , dhe se duke e ditur se do të japë llogari për plaçkitjen që ua bën qytetarëve dhe keqpërdorimin e fondeve publike nga pozita e kryetarit të komunës, nuk zgjedh mjete që të mbulojë këta gjurmë të krimit.

Zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi përmes një konferencë për shtyp akuzoi kryetarin e Komunës së Strugën, Zijadin Sela se po kërcënon anëtarët këtij subjekti politik në këtë qytet.

“Sot para opinionit denoncojmë një incident të rëndë që mundeshe të përfundoje me pasoja tragjike. Zijadin Sela ,duke keqpërdorur skajshmërisht pozitën si kryetar i komunës së Strugës është zhytur thellë në afera korruptive dhe krim të organizuar. Për ti mbuluar gjurmët e krimit ,Zijadin Sela nxit bashkëpunëtorët e tij, të cilët struganët i njohin si persona me një të kaluar problematike si dhunues, hajdutë, përdorues dhe shpërndarës të lëndëve narkotike”, deklaroi Tresi.

Ai theksoi se, Sela ka aktivizuar bandat e tij kundër anëtarëve të PDSH-së, për ti mbuluar aferat e tij korruptive.

“Një ndër këta lakej përndryshe i njohur në Strugë si narko-diler dhe përdorues i drogave të forta, aktualisht drejtor në ndërmarrjen publike Ujësjellës dhe Kanalizime të Strugës, Verim Kaba, të enjten (31.07.2014) rreth orës 12:14min në qytetin e Strugës duke e kërcënuar me armë kryetarin e degës së PDSH-së në Strugë, z.Blerton Pollozhani i drejtohet me fjalët: “Mos guxo të flasësh publikisht për aferat korruptive të kryetarit tim (pra Zijadin Selës) se përndryshe do të të likuidojë ty dhe familjen tënde”, theksoi Tresi.

Sipas tij, Zijadin Selën e ka kapluar tmerri , dhe se duke e ditur se do të japë llogari për plaçkitjen që ua bën qytetarëve dhe keqpërdorimin e fondeve publike nga pozita e kryetarit të komunës, nuk zgjedh mjete që të mbulojë këta gjurmë të krimit.

“Porosisim publikisht Zijadin Selën dhe tajfën e tij, se asnjë aktivistë të PDSH-së e veçmas kryetarin e degës së PDSH-së në Strugë nuk do të mundë ta frikësoni e aq më tepër t’ia mbyllni gojën. Ftojmë anëtarët dhe simpatizantët e PDSH-së ,e sidomos ata në Strugë, ta ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve të kriminelit Sela dhe hienave të tij”, shtoi zëdhënësi i PDSH-së.

Ai bëri të ditur se, rasti është paraqitur pranë organeve kompetente, por deri në këto momente nuk është ndërmarrë asgjë.

“Nga ky vend i ftoj publikisht organet kompetente, urgjentisht të ndërhynë që këta kriminelë të marrin dënimin e merituar për të bëmat e tyre. Gjithashtu informojmë se me këtë rast janë të informuar edhe përfaqësitë diplomatike të OSBE-së, SHBA-së dhe BE-së në vend”, theksoi në fund Tresi.
Regon Sela.
Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Komunës së Strugës, Zeadin Sela. Ai denoncimin e PDSH-së e ka quajtur si hedhje “hi syve me të pavërteta dhe shpifje”. “Është për të ardhur keq, kur një parti opozitare nuk bën opozitën, por mban ison e pushtetit. Këtë M.TH e tregoi kur deputetët e tij votuan Trajko Veljanoskin dhe Qeverinë e Nikolla Gruevskit, që ai deri dje, para se të kapej peng, e quante ‘Millosheviqi i vogël’. Votimin e të ashtuquajturit president Gjorge Ivanov dhe ngrënien e këtij turpi me bukë e birrë, siç e ka zakon, po tenton ta mbulojë me njollosje të figurave dhe personaliteteve me të vetmen arsye: Ta mbajë BDI-në në pushtet dhe biznesin e tij të paprekshëm. Shpifjet e sotme, janë të njëjta me ato të djeshmet, për parti politike e të ngjashme. Luanit të Menduhit dhe Luanit të Gruevskit – Menduh Thaçi, i themi se është turp të gënjesh!”, thuhet në reagimin e kryetarit të Komunës së Strugës, Ziadin Sela.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *