Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Me rebalansin e buxhetit diskriminohen projektet shqiptare

PDSH:Me rebalansin e buxhetit diskriminohen projektet shqiptare

25 gusht-Qendrës klinike i merën 10 milion denarë.
Grupi Parlamentare i PDSH-se ka hartuar gjithsejtë 236 amendamente me anë të të cilave do të kërkohen mjete financiare për projekte në vendbanimet shqiptare që kanë të bëjnë me kërkesa elementare si ujësjellës, rruge, kanalizime, shkolla, ambulantë dhe projekte tjera infrastrukturore. Këto amendamente konstatojnë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen shqiptarët si pasojë e politikës antishqiptare të BDI-së!”, deklaroi Aliu.

PDSH ka reaguar ndaj propozimit për rebalans të buxhetit.

“Rebalanci i Buxhetit për vitin 2014 që propozohet nga ana e qeverisë VMRO-BDI, edhe një herë për të satën herë, vërtetoi konstatimet e PDSH-së për diskriminimin e skajshëm që ju bëhet shqiptarëve gjatë ndarjes së buxhetit, krejt kjo si pasojë e servilizmit të BDI-së në qeveri. Korrupsioni dhe hajnia e funksionareve të BDI-së ka sjelle një situatë ku vendbanimet shqiptare janë lënë jashtë çdo përkujdesje institucionale dhe si pasojë kemi një situatë tepër të rëndë ekonomike dhe varfërim të madh, mungesë totale të investimeve, kurse për hapje e vendeve të punës as që mund të flitet, pasi që strategjia e kësaj qeverie për investime vetëm në vendbanimet maqedonase është fakt dhe politike zyrtare”, ka deklaruar Gazmend Aliu, deputet i PDSH-së.

Sipas tij, lere që nuk parashihen mjete për asnjë projekt për shqiptarët, por ndodh e kundërta, merën mjetet e parapara për ato pak projekte për vendbanimet shqiptare dhe barten në vende tjera.

“Projektit për ndërtim të Teatrit të Tetovës i merren të hollat, 50 milion denarë dhe barten në projekte që nuk kanë të bëjnë me shqiptarët, e njëjta ndodh edhe me mjetet e parapara për Teatrin shqiptarë në Shkup, ku i merën plot 30 milion denarë. Sekretariatit për implementim të M.O i merën 21 milion denarë që do të shërbenin për punësim të shqiptarëve. Qendrës klinike i merën 10 milion denarë.
Grupi Parlamentare i PDSH-se ka hartuar gjithsejtë 236 amendamente me anë të të cilave do të kërkohen mjete financiare për projekte në vendbanimet shqiptare që kanë të bëjnë me kërkesa elementare si ujësjellës, rruge, kanalizime, shkolla, ambulantë dhe projekte tjera infrastrukturore. Këto amendamente konstatojnë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen shqiptarët si pasojë e politikës antishqiptare të BDI-së!”, deklaroi Aliu.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *