Home / Lajme / Maqedoni / Përfundoi procesi i maturës shtetërore në afatin e gushtit

Përfundoi procesi i maturës shtetërore në afatin e gushtit

25 gusht-
Të gjithë maturantëve në Republikën e Maqedonisë, të cilët e kanë kaluar me sukses provimin shtetëror në këtë vit akademik, u dëshirojmë të vazhdojmë me sukses arsimimin e tyre të mëtejshëm. Ndërsa ata që nuk e kaluan provimin shtetëror, plotësisht ose pjesërisht, do të kenë mundësi ta bëjnë këtë, pas përfundimit të vitit të ardhshëm shkollor.

Ministri i arsimit dhe shkencës, M-r. Abdilaqim Ademi në konferencën e sotme me gazetarë informoi për realizimin e procesit të maturës shtetërore në afatin e gushtit, në të cilin u përfshinë nxënësit e viteve përfundimtare të shkollave të mesme, që për shkaqe të arsyeshme nuk e kanë kryer provimin e maturës shtetërore, ose, nuk kanë arritur të kalojnë ndonjë lëndë në afatin e qershorit.
Gjegjësisht, sic informoi ai, në afatin e gushtit për provimin e maturës shtetërore kishte 3,650 kandidatë, ndërsa provimet, në gjithë shtetin u realizuan në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara, pa probleme të evidentuara.
“Për realizimin e provimeve u përfshinë rreth 480 testues, 40 vëzhgues dhe 168 vlerësues të cilëve Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe Qendra Shtetërore për Provime u shpreh falënderime për përpjekjet maksimale që i dhanë për realizim të suksesshëm të procesit”, tha ministri Ademi.
Të dhënat për numrin e aplikantëve dhe rezultatet e provimeve janë me sa vijon: Prej gjithsej 1,229 kandidatëve në gjuhën dhe letërsi amtare (gj. maqedonase, gj. shqipe dhe gj. turke), provimin e kanë kaluar 911 kandidatë.
Sa i përket gjuhëve të huaja (anglisht, frëngjisht, rusisht dhe gjermanisht), nga gjithsej 2,142 kandidatë provimin e kanë kaluar 1,207 kandidatë.
Matematika, niveli bazë, provimit janë nënshtruar 169 kandidatë dhe e kanë kaluar 111, ndërsa matematika e nivelit të avancuar ka pasur 2 kandidatë të cilët nuk e kanë kaluar provimin.
Nga gjithësej 119 kandidatë, 164 e kanë dhënë provimin në lëndën e Filozofisë, ndërsa gjithsej tetë kandidatë kanë hyrë dhe e kanë dhe e kanë kaluar provimin e estetikës. 64 nxënës nga gjithsej 108 kandidatë e kanë kaluar provimin në lëndën e Biologjisë. Ndërsa , 178 kandidatë të paraqitur në lëndën e Histrorisë provimin e kanë kaluar 141 nxënës.
Në provimin e Kimisë pati 12 ndërsa kaluan 4 kandidatë, ndërkohë që në fizikë kishte 4 kandidatë të paraqitur, ndërsa vetëm 1 e kaloi. Edhe në lëndën e biznesit kishte 259 kandidatë prej të cilëve kanë kaluar 200.
“Qendra Shtetërore për Provime bëri përpjekje maksimale për të publikuar paraprakisht rezultatet e provimeve eksterne të maturës shtetërore, ashtu që rezultatet u publikuan më 22 gusht. Këto rezultate për kandidatët të cilët nuk ankohen janë përfundimtare, ndërsa kandidatët të cilët mendojnë se testet e tyre nuk janë vlerësuar si duhet, kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa në shkollë, ndërsa nëse duan të shohin testin e tyre, duhet të caktojnë termin nëpërmjet telefonit. Afati për ankesa skadon sot më 25 gusht (e hënë) dhe për këtë arsye numri i kandidatëve të cilët kanë parashtruar ankesa ende nuk është i plotë. Rezultatet për këto kandidatë do të shpallen nëpër shkolla më 27 gusht në ora 12’, theksoi ministri i arsimit dhe shkencës, Abdilaqim Ademi.

Të gjithë maturantëve në Republikën e Maqedonisë, të cilët e kanë kaluar me sukses provimin shtetëror në këtë vit akademik, u dëshirojmë të vazhdojmë me sukses arsimimin e tyre të mëtejshëm. Ndërsa ata që nuk e kaluan provimin shtetëror, plotësisht ose pjesërisht, do të kenë mundësi ta bëjnë këtë, pas përfundimit të vitit të ardhshëm shkollor.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *