Home / Lajme / Maqedoni / Përkujtohet dy vjetori i vdekjes së Arbën Xhaferit (VIDEO)

Përkujtohet dy vjetori i vdekjes së Arbën Xhaferit (VIDEO)

Tetovë, 15 Gusht – Në dy vjetorin e ndarjes nga jeta të ish kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptar Arbën Xhaferri, kryetari aktual Menduh Thaçi dhe grupi parlamentar i kësaj partie kanë bërë homazhe tek varri i tij në varrezat në Tetovë, njofton Televizioni Koha.

Me këtë rast lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi ka thënë se kjo është një ditë e veçantë sepse përkujton njërin nga bashkëpuntorët më të mirë dhe më të afërm të tij. Thaçi theksoi se Arbër Xhaferri shqiptarëve ua ka treguarë rrugën e vërtetë të lirisë.

“ Është ndjenjë shumë e mirë dhe shumë e ngrohët kur njeriu përkujton dikë që e ka pasur pjesë të jetës dhe pjesë të punës dhe i cili vlen shumë edhe për të ardhmen. Edhe përkujtimi për Arbën Xhaferrin për mua është i tillë por për mua është një ndjenjë shumë e mirë dhe ngrohtë pasi që edhe unë kamë pasur shumë ndikim në jetën e tij. Detyrën e vet Arbën Xhaferri e ka kryer ndësa në të tjetër jo nuk e kemi kryer dhe mendoj se kemi edhe shumë punë për të bërë pasi që popujt e tjerë e kanë kërkuar rrugën e lirisë me shekuj edhe me vite dhe me decenie siç është rasti i historisë së Mojsiut apo Hazreti Musës ku 40 vjet janë humbur për ta gjetur atë rrugë, mirëpo Arbën Xhaferri na ka treguar neve rrugën e lirisë dhe nuk kemi nevojë që të zbulojmë rrugë të tjera, do të ketë lodhje dhe mundime por unë jam i sigurt se në kuadër të kësaj ruge shumë shpjetë do të arrijmë lirinë edhe ne si komb” tha Thaçi gjatë homazheve në përvjetorin e dytë të vdekjes së Xhaferrit, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, ish kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Arbën Xhaferri u lind në Tetovë në vitin 1948. Pjesën më të madhe të jetës së vet Arbën Xhaferri e kaloi në Prishtinë, atje ku gjetën strehim shumë intelektualë shqiptarë nga Maqedonia gjatë sistemit socialist.

Zoti Xhaferri ka punuar në redaksinë e Kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe në fillim të viteve 90-ta u rikthye për të jetuar në Tetovë. Në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar e cila më pas ndryshoi emërin në Partia Demokratike Shqiptare e cila do drejtohej nga Xhaferri deri në vitin 2007, ndërsa më pas ai ishte kryetar nderi. Xhaferri ka qenë deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994. Arbën Xhaferri është një nga firmëtarët e Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001, e cila i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni, njofton Televizioni Koha.

Ai ndërroi jetë më 15 gusht të vitit 2012 në moshën 64-vjeçare si pasojë e një hemorragjie cerebrale në tru. Ai ishte ideatori i krijimit të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë ku sot njëri nga amfiteatrot e tij mban emrin e tij, kurse kohë më parë qeveria e Kosovës ka emërtuar me emrin e tij rrugën Prishtinë – Hani i Elezit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *