Home / Lajme / Maqedoni / Përmendoret përplasin partitë maqedonase (VIDEO)

Përmendoret përplasin partitë maqedonase (VIDEO)

Shkup, 15 Gusht – LSDM-ja kërkon nga Drejtoria e të Ardhura Publike dhe ajo për Zbulim Financiar, që të hulumtojnë krimin e mundshëm lidhur me financimin e 5 përmendoreve të reja, që tashmë kanë bazamentin në Qytetin e Shkupit.

Nënkryetari i kësaj partie Damjan Mançevki kërkon gjithashtu përgjigje nga vet kryeministri Gruevski, të tregojë se kush është shoqata anonime qytetare për bashkim shpirtëror të Setincës, Popadincës dhe Krushoradit nga Lerini, e regjistruar në Maqedoni, që dhuron paratë për ndërtimin e përmendoreve kontestuese. LSDM-ja dyshon se kryeministri Gruevski ka lidhje direkte me Shoqatën donatore.

“ Heshtje e plotë nga ana e Nikolla Gruevskit, VMRO DPMNE-së, si dhe shoqatës qytetare për bashkim shpirtëror të Setincës, Popadincës dhe Krushoradit nga Lerini, për çështjen se kush i ka paguar dhe përpunuar 5 përmendoret që po i vendos Qyteti i Shkupit.Punimet janë në vazhdim e sipër, që do të thotë se dikush e ka paguar vendosjen e tyre. Në interes të popullit, sot kemi bërë kërkesë pranë Drejtorisë për Zbulim Financiar dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike për të bërë kontroll tatimor. Kërkojmë që të vërtetohet burimi i financimit, i parave, sa kushtojnë dhe kush i ka përpunuar 5 përmendoret që janë donacion i kësaj shoqate anonime”, deklaroi Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së.

Nga partia opozitare dyshojnë për krim financiar, sepse sipas tyre, të ardhurat vjetore të shoqatës as nuk i afrohen vlerës së përgjithshme të parave të duhet të paguhen për përmendoret. Nga LSDM-ja kritikojnë edhe kryetarin e Qytetit të Shkupit për shkak të fshehjes së emrit të vërtetë të donatorit. Mançevski, iu bëri thirrje institucioneve që të veprojnë konform ligjit dhe të vërtetojnë se nuk punojnë për interesa partiake.

Ndërkohë, nga partia në pushtet, përmes një reagimi me shkrim, hodhën poshtë akuzat e LSDM-së, por pa dhënë përgjigje lidhur me rastin konkret. Nga VMRO DPMNE-ja kthejnë kundërakuza ndaj Mançevskit, që sipas tyre, ka organizuar vjedhje tenderësh së bashku me partinë e tij.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *