Home / Lajme / Maqedoni / Policia e Tetovës paditën 6 shkupjan (VIDEO)

Policia e Tetovës paditën 6 shkupjan (VIDEO)

Tetovë, 15 Gusht – Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë ka ngritur kallzime penale ndaj M.N 33 vjeçar, I.S 34 vjeçar dhe M.D 35 vjeçar, që të tre nga Shkupi për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe tregëti të pajeluar me lëndë narkotike, subsanca psikotrope dhe prekusorë”.

Sipas policisë së Tetovës, më 28 janar të vitit 2014 nga ana e Policëve të Tetovës në autostradën Tetovë-Shkup tek kthesa në Grupçin është ndaluar veturë e tipit “Pollo” e drejtuar nga I.S ku kanë qenë edhe dy personat e tjerë. Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur 42 kuti me metadon, dy kuti AMZOl, tetë kuti me Hepaton, tre kuti me Apaurin dhe 19 kuti me Diazepam.

Poashtu policia e Tetovës ka ngritur padi penale ndaj A.M 35 vjeçar, S.T dhe GJ.H që të dy 37 vjeçarë për veprën penale “prodhim dhe tregëti të pajeluar me lëndë narkotike, subsanca psikotrope dhe prekusorë”.

Sipas policisë së Tetovës më 29 qershor të vitit të kaluar, nga ana e pjesëtarëve të policisë në autostradën Tetovë-Shkup është ndaluar vetura “Golf-4”, e drejtuar nga Gj.H ndërsa si bashkudhëtarë kanë qenë A.M dhe S.T. Gjatë kontrollit të policisë, janë gjetur 0,91 gram marihuanë, 16 shishe me metadon dhe shtatë paketime me diazepam. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *