Home / Lajme / Maqedoni / Policia kontrollon shpejtësin e vozitjesë (VIDEO)

Policia kontrollon shpejtësin e vozitjesë (VIDEO)

Tetovë, 25 Gusht – Gjatë vikendit që kaloi policia e Tetovës ka kryer edhe një aksion kontrollues për kapjen e personave që vozisin me shpejtësi të madhe nëpër vendbanime dhe jashtë tyre.

Gjatë këtij aktiviteti kontrollues janë zbuluar 35 shkelje të shpejtësisë nga 10, 30 deri në 50 kilometra në orë. Shkeljet e konstatuara gjatë këtij aksioni janë dënuar me 28 thirrje për pagesë të dënimit, 2 fletëpagesa për pagesë të dënimit, ndërsa 5 vozitës kanë kaluar vetëm me vërejtje. Dënimi për këtë shkelje është nga 35 deri 45 euro në kundërvlerë me denar ndërsa ata të cilët kanë vozitur me shpejtësi shumë të madhe do të përballen me dënim prej 300 euro dhe marrjen e lejes për qarkullim nga 3 muaj deri 1 vjet njofton SPB Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Në këtë aksion kontrollues janë hasur edhe 7 shkelje tjera si vozitje pa leje për qarkullim, skadim I regjistrimit, vozitje me leje për qarkullim të ndonjë personi tjetër, mosbindje ndaj urdhrave të policisë etj. Ku edhe për këta shkelës janë përgatitur fletëpagesa për pagesë të dënimit dhe thirrje për pagesë të dënimit, bën të ditur policia e Tetovës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *