Home / Lajme / Maqedoni / Postieri vret dy persona dhe dy të tjer i plagos në Vevçan (VIDEO)

Postieri vret dy persona dhe dy të tjer i plagos në Vevçan (VIDEO)

Strugë, 14 Gusht – Policia në një njoftim të shkurtër ka informuar se vrasësi rreth orës 21:30 ka hyrë në kafenenë “Piazza” dhe ka nisur zënkën me pronarin e lokalit dhe më pastaj ai ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë ndaj katër të pranishmëve që ishin në një tavolinë, transmeton Televizioni Koha.

Dy persona janë vrarë mbrëmë në një kafene në komunën e Vevçanit në afërsi të Strugës.

Sipas informacioneve të policisë, autori i vrasjes së dyfishtë është identifikuar dhe bëhet fjalë për postierin Zdravko Srbakoski, i cili ka lënë të vrarë pronarin e kafenesë Vlado Popeski dhe mikun e tij Matej Gjurcevski. Në këtë sulm të armatosur janë plagosur edhe dy persona të tjerë që ishin në të njejtën tavolinë, transmeton Televizioni Koha.

Bëhet e ditur se vrasësi kishte borxhe nga bixhozi dhe se ai ditëve të fundit ishte zënë me pronarin e kafenesë.

Policia në një njoftim të shkurtër ka informuar se vrasësi rreth orës 21:30 ka hyrë në kafenenë “Piazza” dhe ka nisur zënkën me pronarin e lokalit dhe më pastaj ai ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë ndaj katër të pranishmëve që ishin në një tavolinë. Vrasësi menjëherë është arratisur, por ai ka rënë në duart e policisë dhe është arrestuar.

Banorët e kësaj komune minore që banohet nga maqedonas janë shprehur të shqetësuar me incidentin e mbrëmshëm. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *