Home / Lajme / Maqedoni / PPD pronocnohet për 13 vjetorine Marrëveshjes së Ohrit

PPD pronocnohet për 13 vjetorine Marrëveshjes së Ohrit

14 gusht-PPD-në e habit fakti se në tryezën e rrumbullakët ku u debatua për këtë ngjarje të rëndësishme në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë për pjesmarrje u ftuan shumë nga ata që e merituan dhe aq më tepër nga ata që nuk e merituan të ftohen, por jo edhe përfaqsues të Partisë për Prosperitet Demokratik.

Partia për Prosperitet Demokratik e rikujton opinionin e gjërë se ishte pikërisht kjo parti e cila para 13 vitesh e inicoi dhe nënshkroi marrëveshtjen për krijimin e një pozite më të mire politike,ekonomike, sociale , administrative dhe kulturore të shqiptarëve në Maqedoni të titulluar “Marrëveshtja kornizë” e njohur në opinion si “Marrëveshtja e Ohrit”.
PPD-në e habit fakti se në tryezën e rrumbullakët ku u debatua për këtë ngjarje të rëndësishme në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë për pjesmarrje u ftuan shumë nga ata që e merituan dhe aq më tepër nga ata që nuk e merituan të ftohen, por jo edhe përfaqsues të Partisë për Prosperitet Demokratik.
PPD rikujton opinionin e gjërë se Marrëveshtja e Ohrit , e shkruar në bazë të përcaktimeve të dokumentit të PPD-së “Deklaratë për status të barabartë të shqiptarëve në Maqedoni” u bazua në këto shtylla: pajtimi ndërnacional, unitariteti I shtetit,zgjidhja e konflikteve ndëretnike me mjete paqësore, përfaqsim proporcional I bashkësive etnike në institucionet e shtetit si dhe konsenzusi gjatë sjelljes së vendimeve që kanë të bëjnë me çështjet të cilat I përkasin identitetit kombëtar, kulturor dhe fetar të bashkësive etnike.
Me këtë rast PPD konstaton se pas 13 vitesh të nënshkrimit të Marrëveshtjes situata është më e rëndë se sa para nënshkrimit të këtij dokumenti. Sot në vend të Maqedonisë unitare kemi një federate partiake dhe në secilën pjesë federale partiake partite qeveritare i gëzojnë të ashtuquajturat të “mira të zhvillimit të madh ekonomik të shtetit”.Në vend të pajtimit ndërnacional , djegja e shtëpive dhe rrahjeve mes të rinjëve të etnikumeve të ndryshme me epilog vrasjeje u bënë modë e decenies. Në vend të përfaqsimit proporcional të bashkësive etnike në institucionet e shtetit sot kemi punësim partiak të aktivistëve të cilët ngjesin pllakate gjatë kohës së zgjedhjeve, si parakusht për fitimin e posteve të larta shtetërore..
Gjuha shqipe u bë kurban për hyrjen e Maqedonisë në NATO “deri në shtator”.
Sekretariati për implementimin e Marrëveshtjes së Ohrit u bë ent për punësimin e militantëve partiak të BDI-së.
Tetovë,14 gusht 2014 Komisioni për informim I PPD-së

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *