Home / Lajme / Maqedoni / Prej sot filluan regjistrimet në USHT-Fakultetet e disperzuara do të pauzojnë

Prej sot filluan regjistrimet në USHT-Fakultetet e disperzuara do të pauzojnë

19 gusht-Lajmi u konfirmua sot nga vetë prorektori për arsim i USHT-së, Fehari Ramadani. Sipas tij, kjo masë bazohet në politikën për regjistrim të Universitetit dhe strategjisë afatgjate të Ministrisë së Arsimit.

Degët e USHT-së në Strugë dhe Dibër, do të ndërpriten. Fakultetet, nëpër qytetet e tjera do të vazhdojnë punën, por me programe studimore të reduktuara. Lajmi u konfirmua sot nga vetë prorektori për arsim i USHT-së, Fehari Ramadani. Sipas tij, kjo masë bazohet në politikën për regjistrim të Universitetit dhe strategjisë afatgjate të Ministrisë së Arsimit.

“Përveç në të gjitha njësitë akademike në Tetovë, student të rinj do të pranohen edhe në fakultetet në Gostivar dhe Kumanovë, si dhe në studimet e disperzuara në Shkup, Kërçovë dhe Kumanovë, ndërsa në qytetin e Dibrës dhe Strugës programet e disperzuara këtë vit akademik do të pauzojnë, konform politikës regjistruese që ka universiteti ynë dhe strategjisë afatgjate të Ministrisë së arsimit dhe shkencës për programet studimore të disperzuara”, tha Fehari Ramadani, Prorektor për arsim i USHT-së.

Në Fakultetet e disperzuara në Shkup, regjistrim të studentëve të rinj nuk do të ketë më në drejtimet Sociologji, Kimi-Fizikë, Matematikë, Informatikë, Ekologji, Histori, Gjuhë Gjermane dhe Administrim-Biznesi. Në Kumanovë, në drejtimet Informatikë dhe Gjuhë Angleze. Ndërsa në Kërçovë, mbyllen drejtimet Gjuhë Angleze, Gjuhë Gjermane, Informatikë, Gjyqësor dhe Administratë Biznesi. Këto drejtime do të ekzistojnë vetëm në kampusin kryesor të USHT-së në Tetovë. Ndërkohë, sot filloi afati i parë i aplikimit për regjistrimin e studentëve të rinj. USHT-ja ka kapacitet të pranojë gjithsej 5 310 studentë, prej tyre 2 690 me kuotë shtetërore, 2 225 me vetëfinancim, dhe 395 studentë me korrespondencë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *