Home / Lajme / Maqedoni / Projekt-amendamentet e Kushtetutës në mbledhje plenare

Projekt-amendamentet e Kushtetutës në mbledhje plenare

27 gusht- Në rend dite janë edhe Propozimi i ligjit për ndryshim të Ligjit për themelimin e Komisionit shtetëror për vendim-marrje në procedurë administrative dhe procedurë të marrëdhënies së punës në shkallë të dytë

Në kuadër të kësaj mbledhje, deputetët do të diskutojnë edhe për propozim ligjet e plotësuara për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit, për ndryshim dhe plotësim zë Ligjit për furnizimet publike, për plotësim të Ligjit për arsim të lartë, për ndryshim dh plotësim të Ligjit për tokë bujqësore, për themelimin të Komisionit shtetëror për vendim-marrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurë kundërvajtës. Në rend dite janë edhe Propozimi i ligjit për ndryshim të Ligjit për themelimin e Komisionit shtetëror për vendim-marrje në procedurë administrative dhe procedurë të marrëdhënies së punës në shkallë të dytë, Propozimi i plotësuar i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sistemin hekurudhor, të gjithë në lexim të dytë dhe Raporti vjetor për punën e Këshillit shtetëror për preventivë të delikuencës së fëmijëve dhe për gjendjet në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe delikuencës ë fëmijëve në vitin 2013.

Në mbledhje, mes tjerash, do të diskutohet edhe për propozim ligjet për ratifikimin e Protokollit i cili ka të bëjë me definicionin e termit “prodhime me prejardhje” dhe metoda të bashkëpunimit administrativ drejt Marrëveshjes për ndryshim dhe inkuadrim drejt Marrëveshjes qendrore-evropiane për tregti të lirë, të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për këmbim dhe mbrojtje të ndërsjellët të informatave të klasifikuara, të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Indisë për evitimin e tatimit të dyfishtë dhe për mbrojtje nga evazioni fiskal lidhur me tatimet e të ardhurave, Propozimi i Ligjit për preventivë, parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *