Home / Lajme / Maqedoni / Prokuroria e Tetovës konfirmon: Bëhet fjalë për vetëvrasje (VIDEO)

Prokuroria e Tetovës konfirmon: Bëhet fjalë për vetëvrasje (VIDEO)

Tetovë, 03 Gusht – Sipas prokurorisë, pas zbulimit të vetëvrasjes, prindi i tij nuk ka mundur të durojë humbjen, dhe i ka dhënë fund edhe jetës së tij, duke u vetvarur gjithashtu. Prindi, i moshës 58 vjeçare, kishte dalë në pension prej pak kohësh, për shkak se vuante nga parkinsoni, duke dashur t’i përkushtohej djalit të tij, me të meta psikike.

Zbardhet dilema e vrasjes së dyfishtë, at e bir, një ditë më parë në Tetovë. Prokuroria e Tetovës njoftoi sot se nuk bëhet fjalë për vrasje të qëllimshme, por vetëvrasje. Fillimisht, është varur i riu rreth të 30-ave i cili ka vuajtur edhe nga probleme psikike. Sipas prokurorisë, pas zbulimit të vetëvrasjes, prindi i tij nuk ka mundur të durojë humbjen, dhe i ka dhënë fund edhe jetës së tij, duke u vetvarur gjithashtu. Prindi, i moshës 58 vjeçare, kishte dalë në pension prej pak kohësh, për shkak se vuante nga parkinsoni, duke dashur t’i përkushtohej djalit të tij, me të meta psikike. Pas përfundimit të ekspertizës mjeko ligjore, prokuroria dhe sektori i punëve të brendshme u ka dorëzuar kufomat për varrim familjes.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *