Home / Lajme / Maqedoni / Protesta nuk u mbajtën, policia e gatshme për intervenim (VIDEO)

Protesta nuk u mbajtën, policia e gatshme për intervenim (VIDEO)

Shkup, 15 Gusht – Edhe pse protestat për rastin “Monstra” nuk u mbajtën, prezenca e policisë nuk mungoi në rrugët e Çairit gjatë ditës së sotme. Makina të policisë ishin prezente në afërsi të xhamisë Jahja Pasha nga e cila disa herë kishin startuar protestat kundër rasteve të montuara.

Kryetari i Këshillit Organizativ, Bedri Ajdari bëri të ditur se këtë javë nuk janë organizuar protestat nga ana e tyre për arsye të vizitës që do të zhvillonin në burgun e Manastirit, ku janë të burgosur familjarët e tij.

“Ne nuk jemi organizatore te ketyre protestave por sido qofte ne jemi perkrahes te tyre, por per shkaqe objektive un Bedri Ajdari nuk do te mund te marr pjese fizikisht sepse duhet t’i vizitoj familjaret tane neper burgjet e Maqedonise, qe po pagujne Haracin e nje politike anti shqiptare qe po zhvillohet kundrejt kombit shqiptar.Deshiroj qe keto protesta te radhes te jene paqesore dhe dinjitoze.E ftoj popullaten shqiptare te rrethit te Shkupit qe masovikisht te del ne protesta dhe t.i shpreh te gjitha paknaqesit ndaj keti regjimi!Sot eshte dita e 826-të qe familjaret tane po kalben ne qelite e burgjeve te Manastirit, Prilepit dhe Shkupit, si viktima te perzgjedhura per te mbuluar pislliqet e disa qarqeve te errta qe jane ne Maqedoni!, dy jave ne liri nuk jane edhe aq shume por te presesh dy javeshin ne 2-3 m2 ne burg, per te sjell nje kafshate buke nga shtepia dhe ndnji lajm per te marre vesh se kush eshte gjalle dhe kush ka vdekur brenda 2 javorit, nuk eshte edhe aq lehte dhe mu per kete ju lutem te keni mirekuptim se perse pikerisht sot duhet te jem ne vizite te te afermit e mi edhe pse kerkesa ime per vizite deri te organet e gjykates themelore te Shkupit ishte per diten e neserme, por pergjigja e tyre ishte “o sot o dy javorin e ardhshem” (ne menyre ironike)” shkruan Bedri Ajdari kryetar i Këshillit Oragnizativ të protestave për rastin Monstra.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *