Home / Lajme / Rajon / Protesta për dorëheqjen e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

Protesta për dorëheqjen e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

4 gusht-Protesta zhvillohet në në sheshin, “Avni Rustemi” në Tiranë, ndërsa organizatorët e saj theksuan se guvernatori Fullani është përgjegjësi kryesor moral dhe së paku për këtë ai duhet të japë dorëheqje.

Në Tiranë sot mbahet protesta kundër vjedhjes së 7,13 milionë dollarëve nga Banka e Shqipërisë, dhe përmes së cilës kërkohet dorëheqja e guvernatorit të bankës, Ardian Fullani.

Protesta zhvillohet në në sheshin, “Avni Rustemi” në Tiranë, ndërsa organizatorët e saj theksuan se guvernatori Fullani është përgjegjësi kryesor moral dhe së paku për këtë ai duhet të japë dorëheqje.

“BSH është shtylla kurizore e bankave të tjera, dhe një skandal i tillë mund të pasojë edhe në lëvizje të parave. Nuk është puna e 7 milionë dollarëve, por është një zinxhir që lidhet dhe po u prish një hallkë, të gjtha hallkat e tjera sjellin probleme.Guvernatori është nëpunësi publik më i paguar. Detyra që ka ai është edhe pjesa e kontrollit të bankës, për këtë detyrë paguhet dhe duket sikur diçka këtu nuk ka funksionuar. Pjesa se nëse ai është fjator e gjykon Gjykata dhe Prokuroria. Por morali ku është këtu? Institucioni i dorëheqjes në Shqipëri vazhdon të mos funksionojë. Ka një mungesë etike sesi janë kryer punët aty. Përgjegjësia morale për mosfunksinomin i takon atij. Për këtë ai mësë paku duhet të japë dorëheqje”, deklaroi organizatori i protestës Zirkon Disha.

Ai shprehet se protesta do të zhvillohet për shkak të një qëndrimi të vakët nga ana e politikës në lidhje me këtë skandal në Bankën e Shqipërisë.

“Protesta është paqësore, qytetare dhe shpresojmë që edhe pjesëmarrësit të jenë paqësorë. Në mbështetje të këtyre kërkesave duket sikur vërtete në rrjetet sociale po glon, ka një interes të jashtëzakonshme. Përse është ky qëndrimi i vakët i politikës? Ka pasur një reagim nga ish-kryeministrit, një tjetër reagim nga Meta”, u shpreh Disha. (INA)

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *