Home / Lajme / Maqedoni / Protestat do të vazhdojnë dhe nesër

Protestat do të vazhdojnë dhe nesër

7 gusht-Ai lexoi edhe gjashtë pika me të cilat kërkohet lirimi i 6 të arrestuarve në rastin “Monstra” dhe 6 protestuesve, të cilët u dënuan me nga tre vjet burg, dorëheqja e prokurores dhe gjykatësit në rastin “Monstra”, si dhe ministres së Punëve të Brendshme.

Përmes një konference për shtyp, këshilli organizativ i protestave kundër rastit “Monstra” ka përsëritur edhe një herë kërkesat e tyre dhe duke falënderuar mbështetësit e deritanishëm të protestave. “Derisa ky shtet ushtron dhunë mbi pjesën dërmuese të popullatës së saj, derisa ky shtet nuk e respekton ligjin dhe të drejtat e qytetarëve të saj, ne kuptojmë se në këtë shtet një populli të tërë i mohohet e drejta dhe liria e tij, ne besojmë se shteti dhe ligji është në mbrojtje vetëm të një etnikumi. Nëse koncepti i demokracisë është vetëm akt formal në letër dhe shprehje, atëherë vlen të besojmë se pushteti në këtë shtet është centralist me funksionimin e njëjtë të sistemit të dikurshëm diktatorial komunist”, tha Daim Luçi nga këshilli organizativ. Ai lexoi edhe gjashtë pika me të cilat kërkohet lirimi i 6 të arrestuarve në rastin “Monstra” dhe 6 protestuesve, të cilët u dënuan me nga tre vjet burg, dorëheqja e prokurores dhe gjykatësit në rastin “Monstra”, si dhe ministres së Punëve të Brendshme. Përveç këtyre, të enjten u kërkua edhe mbikëqyrje permanente edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë mbi sistemin juridik në Maqedoni, si dhe prononcim publik nga ministri i drejtësisë për dënimet e shqiptuara ndaj 6 shqiptarëve me burg të përjetshëm dhe po aq protestuesve me nga 3 vjet burg. Ndërkaq, familjari i të arrestuarve, Bedri Ajdari, tha se protestat do të vazhdojnë dhe ajo e radhës do të mbahet edhe këtë të premte nga ora 13:45. Ai ftoi studentët, intelektualët dhe të gjithë shqiptarët nga të gjitha qytetet e Maqedonisë që të mbështesin këto protesta.(Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *